Kur të dalë në dritë e vërteta historike ILIRO-ARBNORE-SHQIPTARE, do të përmbysen tezat kryesore historike të kombeve e shteteve ballkanike, shtete të cilët u krijuan e u zgjeruan në kurriz të ekzistencës dhe në trojet etnike të shqiptarëve (arbanitëve)!

“RISHKRIMI I HISTORISË SHQIPTARE” është tentativë e “profesorëve të vjetër”, segmenteve te Shërbimit Sekret te Shtetit, veçanërisht të shërbimeve sekrete ballkanike, për te mbajtur nën dhé të vërtetat e historisë tonë etnike-nacionale.
Ndërsa shpenzimi dhe shpërdorimi i 300 milionë lekë fonde publike prej tyre eshtë e keqja më e vogël.
#Akademia e Shkencave, si institucioni më i rëndësishëm kërkimor shkencor në Shqipëri, tash e 30 vjet është i okupuar e mbahet peng nga një grup profesorësh -pensionistë, të cilët bashkë me institucionin tepër të rëndësishëm, mbajnë peng dhe dekurajojnë çdo përpjekje të studiuesve të rinj për të sjellë të vërteta historike që do të plotësonin sadopak Historinë e Shqipërisë.
Jam i bindur që:
Së pari, këta profesorë -akademikë, që u kanë borxh shqiptarëve me gjysmë të vërtetat, por dhe me shtrembërimet serioze që kanë bërë në shkrimin e Historisë gjatë kohës së Komunizmit në Shqipëri dhe që kanë fituar tituj e grada me të tilla shtrembërime, janë po vetë ata që dashkan edhe ta “rishkruajnë” Historinë e Shqiptarëve, në fakt jo per të zbardhur e i shërbyer të vërtetës historike….., por perkundrazi;
-Së dyti, akademikët që i morën këto grafa e tituj me vite pune kryesisht dhe jo me produkte akademike, po bëjnë një përpjekje jo për të rishkruar Historinë tonë ( ata çfarë kanë patur e kanë thënë e shkruar dhe s’ka ngelur gjë sot të na tregojnë të vërteta të pathëna prej tyre pas 50 vitesh aktivitet), por nëpërmjet projektit të shkrimit e rishkrimit të Historisë ( duke qenë roje vigjilente e mbikëqyrës të ruajtjes së status- quosë së deritanishme), kanë qëllim të stamposin njëherë e mirë shtrembërimet, duke mos lejuar sa të jetë e mundur, shpërthimin dhe daljen në dritë të të vërtetave që do të rrezikonin përmbysjen e sfondit historik i cili deri tani, shpeshherë, nuk ka përputhje me te vërtetat themelore të Historisë tonë etnike e nacionale;
-Së treti, vetë grupi i studiuesve që do të merret me tekstin, përveç ish- drejtuesit të Shërbimit Sekret të Diktaturës (pa formim në fushën e historisë)dhe disa profesorëve të dyshuar si bashkëpunëtorë të shërbimeve te vendeve fqinje, është patur kujdes të ketë dhe profesorë të tjerë (të bindurit e tyre) ndër ta, që të krijojnë idenë se grupi i punës është mix dhe duhet t’u besohet për produktin që ata do të na sjellin.
Përveç kesaj, nga ana tjetër, ka patur një përkujdesje nga “fallsifikatoret e historisë”, që në grupin e punës te mos ketë asnjë studiues -albanolog te huaj….apo oponentë qe kanë dhenë mendime dhe ide alternative….
Vendimi tinëzar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë që sipas meje dëshmon shumë qartë këtë situatë, është i shprehur nga ATSH me 4 maj si më poshtë:
“Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka lidhur sot më 4 prill 2021 kontratën për realizimin e nismës shkencore për hartimin dhe botimin e veprës madhore “Historia e shqiptarëve”
Kontrata u nënshkrua nga përfaqësuesi i Akademisë së Shkencave, drejtori i Qendrës së Botimeve Albanologjike dhe Encikopedike, prof. Irakli Koçollari.
Pas nënshkrimit të kontratës grupi i punës bëri një takim me mediet, ku akad. Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave, përshëndeti grupin e punës dhe tha se kjo vepër hartohet në kuadrin e nismës për tri veprat madhore albanologjike: “Enciklopedia shqiptare”, “Fjalori i madh i shqipes” dhe “Historia e shqiptarëve”………
Janë 20 autorë pjesëmarrës në hartimin e veprës:
Akad. Pëllumb Xhufi, prof. Skënder Muçaj, prof. Neritan Ceka, prof. Marrnglen Verli,prof. Gjon Berisha (Kosovë), prof. Sabit Syla (Kosovë), akad. Myzafer Korkuti, prof. Saimir Shpuza, prof. Luan Përzhita, prof. Ferit Duka, prof. Adem Bunguri; prof. Apollon Baçe, prof Aleksander Mekzi, prof. Paskal Milo, akad. Beqir Meta, prof. Sonila Boçi, prof. Ledia Dushku e të tjerë autorë kontribues që do të punojnë për hartimin e një vepre me 1500-2000 faqe, me tre vëllime dhe me një shtrirje kohore të lëndës që nga antkiteti deri në kohët moderne. Projekti do të finalizohet në vitin 2023″.
Pavarësisht prej përpjekjeve dëshpëruese të Akademise së uzurpuar nga fallsifakatorët e historisë tonë,
#Evërteta mund te “varroset”, por nuk tretet kurrë.
Në këtë kuptim asaj ( të vertetës) vetëm mund t’ja zgjasin kohën nën dhè, por pa mundur që ta pengojnë pēr të dalë një ditë në dritë.