17.5 C
Tiranë
E shtunë, 18 Prill 2026

Sahit F. Osmani

Përplas kujtimet dhimbja
Përplas kujtinet dhimbja-mall
s’jeton dot pa dashurinë tënde
rri zgjuar me ëndrrat dallgë
me errësirën e natës mbuluar
Kur ti flet, dhimbja çlodhet
në kujtime shfaqet fytyra jote
edhe të verbër po të ishin sytë
zëri yt do t’u derdhte dritë
Nga dhimbja, malli dënes
kujtimet dhimbshëm përplasen
mes tyre vetëtima shkrepin
malli i pashuar të mbetet
“””””””””””””””””””””

BUZËQESHET QIELLI
ME JETËN TOKËSORE
Buzëqeshet qielli me jetën tokësore
tregon agun blu mbi mendimet e ftohta
lakon qafat njerëzore nga sundimi i kohës
si bisturi çan trurin kur godet rrufeshëm
me dhëmbët e reve varur si gjerdan
për diellin që shndritë dhe djeg terrin
flijime të reja përherë kërkon
“”””””””””””””””””””””

LIS I LARTË ME PESË DEGË
(Mbesave dhe nipave të mi)
Kush se dëshiron një gjë të tillë
të jesh lis i lartë me pesë degë
e me rrënjët e ngulitura thellë…
të jesh gjyshi më i mirë në botë
gjysh,- me tri mbesa e dy nipër;
NILA, ERIKI, ELI e LILI, e ELIONI
në foletë e thurura me fie drite
ku çdo çast secili prej tyre flet
me zërat e ëmbël zemra feston
janë burimi që të shuajnë etjen
Janë mrekullia e jetës për mua
krahët e zemrës në krahëror
me dashuri përherë rrethuar
të çlirojnë nga çdo vuajtje
me mirësii jetën e lunturojnë
“”””””””””””””””””””””””

ME VESHIN KUNDËR SYRIT,
ME MASKË KUNDËR FYTYRËS
Më shumë se të stërpikurit me shumë ngjyra
As maska se ndryshon njeriun me shumë fytyra
I përlyer kërkon të ushqehet me ndryshimin
Të shpërblehet brenda natës sipas
marrëveshjes, – çmimin
Se njeh vetveten as turpin që nuk thuhet
I damkos të tjerët për në rrugën drejt humbjes
Buzëqesh stërpikshëm sipas ngjyrave
Me veshin kundër syrit,me maskë kundër fytyrave
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.