21.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Prill 2026

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

 

 

KJO NUK ËSHTË MIQËSI  SINQERITETI, POR MIQËSI INTERESI

 

Nga ajo që kam parë deri më tani gjatë jetës sime jam munduar të e vërtoj një gjë se pse disa miq më të ngushtë prishen mes vete. Të jesh mik i ngushtë me dikë një kohë të gjatë gjatë jetës dhe të vijë një ditë koha dhe të prishesh me te dhe tani jo që nuk do të jenë miq të mirë dhe të ngushtë, por prishja e tyre mes vete do i sjellë ata që njëri tjetrin tani më jo që nuk do e kenë mik të ngushtë, por njëri tjetrin tani do e shohin si armiq dhe do e ofendojnë njëri tjetrin me gjithëçka.

Në përfundim të këtij fenomeni unë sipas mendimit tim kam ardhur se një gjë të tillë e sjellë vetëm interesi dhe asgjë tjetër që të prishet miqësia e ngushtë mes individve. Pra, po e përsëris edhe njëherë se për prishjet dhe acarimet e miqve mes veti i sjellë vetëm interesi politik, karrierist etj.

Vetëm të ndalemi dhe të i shikojmë ca miq që kishin aq miqësi të ngushtë dhe gjithnjë ishin të pandarë mes vete, pas një kohe kjo  miqësi do të shëndrohet në armiqësi, sepse mes tyre është futur interesi dhe ka bërë që të shëndrohet miqësia në armiqësi edhe ate për të zënë një post në një subjekt politik, për të zënë një post të lartë në pushtet e…

Kjo miqësi nuk  tek këta njerëz kurr nuk ka qenë e sinqertë, por në sipërfaqe del vetëm atëherë kur do të vije raste për të shfaqur në skenë. Përndryshe miqësia e tyre ka qenë më herët si një mollë e kalbur mbrenda, por pa e parë në sipërfaqen e saj. Këta miq një kohë të gjatë nuk kanë qenë miq të sinqertë , por nuk kanë dal në sipërfaqe.

Njëherit i kanë punuar njëri tjetri pas shpine për të arritur qëllimet dhe interesat dhe më vonë ambicijet e tyre i kanë shfaqur në sipërfaqe duke shkuar aq shumë në ekstrem dhe duke e ofenduar njëri tjetrin edhe para opinionit vetëm e vetë për të i arritur qëllimet e tyre të interesit. Pra, sot jemi dëshmitarë të shumë rasteve të këtilla ku miqtë e ngushtë e ngushtë janë ndarë për asgjë tjetër pos për interesat e tyre personale.

Tani jemi dëshmitarë se e sa miq të ngushtë janë ndarë për të realizuar epshet e tyre karrieriste. Tani i shohim se si e kundërshtojnë njëri tjetrin, si e ofendohen mes vete, si e shajnë njëri tjetrin, si i thotë njëri tjetrit tradhtarë e çfarë jo tjetër… E gjithë kjo miqësi nuk prishet për asgjë. As për atdhetarizëm, patriotizëm. As për atdhetar e as pë tradhëtar. Prishet për intrese personale. Përshkak të etjes së karrierizmit dhe intereseve personale prishet miqësia. Prishet atëherë kur njërit i ndalet tagjia e tjetrit jo. Kjo nuk është miqësi sinqeriteti,  por miqësi interesi.

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.