Ngrini nje gote.
Ngrini o njerez te gjithe nje gote
ti urojme me zemer,ata qe s’njohën mekatin
ata që të jenë me ne,kthejne permbys nje bote
e jo per afa qe me diellin flene,e me henen flasin
Ngrini o njerez te gjithe nje gote
jo per ata qe dashurise i rrine larg,e parate kerkuan
po per ata qe vaktin se hedhin dot
e perjete dhe fukara te duan.
Ngrini o njerez te gjithe nje gote
per ata qe deshiruan te bejne karrier
jo duke shitur veten neper bote
po per ata qe ngjiten shkallet me nder.
Ngrini o njerez te gjithe nje gote
jo per ata qe shtetin dhe vendin vjedhin
po per ata qe per të behen cope
e neper bote,kemben te pasigurt hedhin.
Ngrini nje gote per ata burra fisnike
që dhe pse gruaja e tyre,gjoksin hoqi
qendruan prane saj me teper besnike
asnjera me dy te tjere,si terhoqi.
Ngrini per te lindurit brez pas brezi humane
me njeren dore moren e me te dyja dhane
te bekuar i shohim nga Zoti vete
jetojne me shpirtin plote të paharruar ne jete.
Ngrini o te uruar per femrat model
qe per ju kane harruar dhe veten e tyre
duke fshire e lare koha sju del
e ne zemren e disave kurre nuk hyne.
Ngrini per ata burra qe ju dhurojne dashuri
heronj te heshtur e per vete s’flasin
pa ata s’do kishte lezet asnje shtepi
mos i beni t’ju urrejne e t’ju godasin.
Ngrini per bijte me unifomen e frikes
ku pa pranine e tyre,s’do kishte paqe e lumturi
kur eshte nevoja i marrim mes nates e dites
ti ruaj Zoti nga i ligu qe i vret ne pabesi.
Ngrini per ata qe ligjin nuk shnderrojne
ne detyren e ngarkuar te ndershem qendrojne
sa malet e larta,jete e mot te rrojne
kte vit e cdo vit tjeter mes nesh te gezojne.
Ngrini se fundmi per vitin e ri
i lumtur i begate qofte per boten mbare
mbaresi na sjellte ne cdo shtepi
se per vitet qe iken,loti s’na eshte thare.
L.Kurti Mema