14.5 C
Tiranë
E shtunë, 18 Prill 2026

Flaureta Gela-Kutllovci

Open photo

Epigram

Këshilla e një miku, e kujtoj përherë,
“Mos rri ku ka dele, ik e gjej një derë!”
– E unë, ku të shkoj, nga turma si me u nda, më bjen në shpin ujku, e më bënë hallva!
Madje këtu n’ lëndinë, askund nuk ka derë, është rrethoj me gjemba, s’dihet kush ka vlerë!
Flaureta Gela-Kutllovci

TRETUR

( iku gjumi, poezi çasti)

…një ditë kur do t’jem harruar
Ndez një qiri, ca çaste më kujto
Në flakën e ndezur do t’ shfaqem buzëqeshur
Do të iku pa fjalë, por, mos më mallko!
Në enën prej tunxhi do të më shkrihet shpirti
Fjalët e pathëna aty do t’i gjesh
Si qiriu i tretur, ishte jeta ime
Më kujto të buzëqeshur, më mirë do ta kesh!
Mos u fut n’ kujtime, mos vë dorën n’ flakë
Bëj kujdes fitilin, krejt mos e harxho
Në netët e errësuara mos rri i vetmuar
Ndeze prap qiriun, mua më kujto!

Flaureta Gela-Kutllovci 

“”””””””””””””””””

Ku mbete?
(Poezi, rinisë)
Papritur në ëndërr më erdhe
Dhe,..
Ike shpejt pa lamtumirë
Sytë m’i bëre katër
N’zemër më vure zinxhir,….
E hapa shpejt dritarën
Shputat kund s’t’i pashë
Uhhh, sa shpejt u trete
Vend pa t’ lyp nuk lashë.
Tani edhe ditën,
Më fute në gjumë
Pres që të vish serish
Jam përmallshëm shumë.
Mos më ik nxitimthi
Më ler të t’ ledhatoj
T’i shoh sytë njeherë
Se të dashuroj!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.