14.5 C
Tiranë
E mërkurë, 15 Prill 2026

Kumrie Avdyl Shala

MARSHI I UÇK-së

Një, dy, tre,
Marshi i UÇK- së u nis,
Në shtegun e lirisë,
Një, dy, tre,
Tund hapin e shekujve,
Dritë i bën flamuri kuqezi,
Gjak e liri
I çon në lartësi.
Marshi i UÇK-së marshon,
Kokën lart mban,
Malet thellë përkulën,
Shkëmb e gur tund grushtin
Tyta e pushkës ecën qiellit,
Shtrëngon trupin e luftëtarëve,
Me rrezet e diellit.
Një, dy, tre,
Marshi i UÇK-së tund tokën,
Për tokën po jep kokën,
Në rrugën e lirisë,
Brohorit amanetin e atdheut,
Bashkë me bekimin e Skënderbeut.

Prapë një, dy, tre,

Ushtria çlirimtare po kthehet,

Prapë malet po përkulën,

Nderojnë me ritmin e trollit,

Të gjithë ata çlirimtarë,

Kanë lënë marshin,

Janë ngjitur në lapidarë.

“””””””””””””””””””””””

KÂNGË E VALLE ME SHARKIJA TË NA RROJË SHQIPTARIJA
Pse po i mbani odat hapun,
Kur burrat kanë ikë, kanë metë gratë,
Ma s’ka xhamadan, as shpatë.
E kângë kreshnike me çifteli pse knoni,
Burrat kanë ikë,
Në oda s’ka frangji, as oxhak me flakë.
Gjithmonë me ândrra do të jetoni.
Ngrihuni n’kâmë, banu burra!
Mos fleni në gjumë me ninulla!
N’tel t’sharkisë mos lshoni piskamë,
Se mërzitët gjithë k’to anë.
Burrat kreshnikë kanë dekë,
Ju mâshkujt po luftoni për karrikë e për pushtet!
Për Shqipni t’Madhe mos knoni!
Mos krrokatni! Mos vajton!
Mos na futni në siklet!
Se pa burra vatani ka metë.
Odat po mbahen për kapereqo!
Eh, odat e shkreta i hangër mortja!
Hej, vikat njâni:
Jemi burra, trima asgana,
Për sharki na ka lindë nâna,
E toka tona t’etërve tanë,
Po naj marrin pllambë për pllambë!
Ne sharkinë nuk po e ndalim,
Nihet kânga n’maje t’malit,
N’bjeshkë t’Rugovês e të Gjerovicës,
N’Shalë t’Bajgorës, t’Mitrovicës,
K’tu âsht trolli i Azem e Shotë Galicës.
K’shtu t’partë s’na patën msu,
Me fal toka pa luftu.

Mbahen odat pa frangjija, pa oxhak e pa qingija,

Knohen kângë me çiftelija

Dridhin zânin në sharkija

O na rroftë e gjithë Shqipnia!

“”””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i monument dhe ambiente të jashtme

POEMË PËR VËLLAIN TIM DËSHMOR
Sa e rëndë është dhimbja e shpirtit,
Të tjerët vështirë e kuptojnë,
Sa trishtuese është kur të tjerët me habi shikojnë,
Sehir i bëjnë vetëflinimit,
Kurse për vete këndojnë këngët e kryetrimit!
Sa e lumtur do të isha sikur edhe unë të isha me ty,
Të festojmë 22 korrikun, vëlla, ne të dy,
Së bashku në përjetësi,
Në vitin 1998 në Lagjen Dardania III,
Demë, vëllai im, i biri i Avdylit, mbiemri Shalë
Bellagji i Grabocit të Pejës.
Këto janë shënimet nga shërbimet civile për ty,
Por kjo nuk ka rëndësi,
Ti ke dy emra:
ÇLIRIMTAR dhe DËSHMOR
LIRINË kurorë.
U flijove, vëlla, që të jetojmë ne në liri,
Kurse ti jeton në përjetësi,
Jetën s’e kurseve për pavarësi,
Shtetin shumë e dëshirove,
Pa fije frike rininë ia dhurove.
Fjalët tua më tingëllojnë dhe sot,
Sa kjo dhembje që dhe më dhemb përmot:
S’ka çka më bën armiku,
Plumbin e ha me dhëmbë!
E tash, dëshmori im!
Ti atje nuk e di,
Kanë dalë do çlirimtarë,
Komamdantë e pashallarë,
Të hipur mbi lapidarë,
Krejt të veshur me ar,
Dëshmorët i futin nën hije,
Me qëllim e me vetëdije.
Ne krenohemi me ty,
Me shokët tu heroikë,
Trima e stoikë.
Vëlla, o Demush,
Si ti nuk ishte kush,
Shokët s’i tradhtove,
Në ballë të kolonës qëndrove,
Sa shpejt bombën aktivizove,
E shkrepe mbi punktin serb,
Aty në Dardani III,
Re i ri edhe ti, Demush,
Si ti kurrkush,
Oso Kukë, Mic Sokol e Vojo Kush,
Legjenda jote e re,
Historisë tash po ec,
Afër fshatit Gorazhdec,
Mbushur me serbë e shkina plaka,
Dhe tash po u del flaka,
Ëndërrojnë bomba në dorë,
Trima shqiptarë me orë.
Demë, o vëlla Demush!
Si ti kurrkush,
Atë natë shpëtove dyzetepesë veta,
Ushtarë e civilë,
E trupin tënd të njomë ia fale tokës sonë,
Lajmi mori dheun:
Nje djalë Belleje,
Nga derë e Ali Dushit,
Nip i Marash Palit,
Shaljani i Avdyl Shalës,
Në betejë frontale me bombë në dorë,
Ra dëshmor,
U ngrit në lapidar,
Vëllai im ushtar,
Sa vëlla, sa çlirimtar,
Me bombë në dorë,
Kishte dhe ka orë.

Si ata shtatë Shaljanët e Dukagjinit, dikur,

Po sa rrëbeshe uji kaluan nën urë,

Demë Demushi sot është i teti Shaljan,

Sa heronj që ishin, po aq dhe sot janë,

Por, historia e lirisë këtu nuk përfundon,

Atdheu gjithonë dëshmorë sfidon.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.