Ne vitin shkollor 1985-86,une kryeja shkollen e b.p. durres.Natyrisht qe fundvitin do ta beja ne fshat me njerezit e mi .Ate vit,Gjergji,vellai i trete nga fundi(Pasi jemi nente vellezer,dhe nje moter),kishte kryer Edhe sherbimin ushtarak.Une i kisha blere atij nder te tjera,Edhe nje xhakete te bukur teritali,si dhurate pas ushtrie,por kur erdhi te me takonte ne durres tek plepat,ma nderroi me ate qe kisha veshur une,e cila ishte me e vjeter.Gjithsesi atij i shkonin te gjitha,pasi ishte bukurosh.Nejse,duhej menduar pak Edhe per furnizimin e vitit te ri.Problem ishte Kafja,djathi,mishi.Shoku im i klases Petrit Alia,qe ishte kryetar keshilli i nje lagjeje,me siguroj djathe,kafe,dhe Pak mish.Krishtlindjet ishin te ndaluara me ligj per tu festuar.Sidoqofte Nena ime kishte menduar Edhe per kete .Ne mes te kopeshtit,kishte bere nje grope,ne te cilin kishte strehuar nje derkuc dhe e mbante fshehurazi.E therem ate ,ate dite,ishte rreth 35-40kg.Ne lagje u degjua britma e tij.U mblodhen ne dreke dy soffra burra,o zot sa mire e kaluam.Derrkuci iku komplet.Per fat kooperativa jepte pak mish per festa,perfshi edhe ato furnizime qe solla une nga durresi,pothuajse mjaftonin.Shani nga ana tjeter,kishte prere nje gjel te madh deti.
Me dt nje janar festa fillonte me te pime.E filluam ate tek shpia e Pashk Laskes.Ate vit e shkelem traditen,pasi aty zakonisht nuk e fillonim,por e mbaronim me kadaifin qe Zefi siguronte cdo feste te vitit te ri,dhe nene Tereza,gjithmone e pergatiste ate ,gati per nje janar pasdite,ku ne pasi ishim te lodhur nga futbolli i pasdites ne fushen e jongjes,mblidheshim dhe hanim kadaif.Por sidoqofte,duke qenese Ndoi,na ftoi te fillonim aty,ne nuk ja prishem.Pasi i futem nganje gote raki te shoqeruara me meze te bukura,dhe te shijeshme(ku sherbenin si kamariere,dy oficere,Zefi dhe Aleksandri )dolem tek fusha e jongjes.Tani kuptohet qe shtjefni,Vlashi,Shani dhe Nduja ,nuk ishin ndare me nga nje gote si ne te tjeret.E shkreta raki,nuk rrin njelloj si ne gote.Si fillim vume kushtet:
Ka te rrezueme,shkelma,por nuk do kete llafe.
Shtjefni,Vlashi,Shani,Lazer laska,lleshi,Vlash Coba bashke
Une,Nduja,(laska) Gjergji,Sandri,Ndue Tota,nikolla bashke.Loja fillon me nje shkelm qe Vlashi i grisi pantallonat komplet Ndue Totes,dhe vazhdoi keshtu(por gjithmone vetem me te qeshura) derisa shtjefni rreshqiti ne top dhe theu gishtin e madh.Shtjefni ne cdo feste nganje gisht do ta vriste. U lame,u shperlame,dhe u ndame ne dy grupe.Njeri grup tek shtepia jone,dhe tjetri tek Shani.Kuptohet me grupin qe shkoi tek Shani,shkoi Edhe shtjefni,dhe kjo na lehtesoi pak,se ai te perla nte.
Pasdite u mblodhem poshte shtepise se Lleshit,edhe aty ne jongje.E njejta gjendie,te njejtat kushte,vetem se aty,Lleshin e morem ne,Pasi kishin mungesa.Pas rreth nje ore gjysem loje,ndalesen e beme tek shtepia e Lleshit Vetem gezime,shaka,grumbullime.Kjo ishte e perviteshmja e festimit te festes se vitit te ri E ritheksoj,krishtlindjet festoheshin ,por fshehurazi,pasi ligji e ndalonte Nuk behej fjale qe festat te festoheshin vetem ,te mbyllur,nga inate,apo nga frika e viruseve.Per fat te mire ,nuk behej fjale per viruse te ketyre natyrave ne ate kohe.
Me daten 22/12/2021,Pasi lame punen ne oren dhjete,rreth nje ore larg londres,une sebashku me Gazmend Gjoreten nga shkodra,Ernest Grishen nga shishtaveci u ndalem dhe ja shtruam ne nje lokal,Pasi nuk do takoheshim per dy jave Ne lokal futeshin duke respektuar distancen nga frika e virusit.Pasi mbaruam pune ne lokal ,dolem,dhe gazi na ndaloi tek shpijat perkatese.Na darke,ne shtepi pashe qe varianti i ri omikron,po’ perhapej me shpejtesi Mbesa e vogel Aurora kishte pak temperature,dhe po’ kollitej.Ermiri,i ati kishte marre shurup per femijet ne farmaci.Ate nate e mbyllem keshtu.Te nesermen,une dola te eci rreth dy ore Pas dite kisha kolle edhe une,por nuk e vleresova.Do te vinte nata e krishtlindjeve.Mua me filluan simtomat e virusit.Ne oren tete te darkes,vajta te flej.Ethe te ftohta pershkonin tere trupin tim.Kaloriferi ishte ne funksionim Mora dy paracetomola,i mbuluar me kater mbulesa,pas nje ore e gjysem,filloj temperatura e larte,mu desh te nderroj rrobat tere djerse.E njejta gjendie vazhdoi ne ditet ne vazhdim.Me pas simptomat moren tere pjesetaret e tjere,beme testin dhe rezultuam pozitiv.
Festat e fundvitit nen shoqerine e korona virus.
C’kontrast festash mes fundvitit te 1985,dhe atij qe sapo mbyllem!