18.5 C
Tiranë
E shtunë, 18 Prill 2026

Mercedes Gega

E sotmja një ditë pa …

Mëngjesi u gdhi përtueshëm sot…
Pas avullit të një filxhani kafeje
ecte ajo
si ora e ditës së saj
që me pulsin e zemrës së një dëshire frymëmbajtur punonte sot.
Me duart në xhepa gjarpërohej dhe merrte format e rrugës, të cilën përshkonte me hapa të rëndë sa shirat!
Nuk di pse buzët kafshoheshin here pas here në cep të njëra tjetrës!
Shijonin ndoshta puthjen e pa dhënë të një ndarje të detyruar pragstinësh?!
Dashuria, gjuhë lotësh!
Vetëm heshtja flet aq bukur
Për Atë.
Ditë e ajërt kjo ditë sot pa ty…

M.Gega

“””””””””””

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.