“”””””””””””
Pështjellim mendimesh…
Prej dëshirave të zjarrta rendim,
vrapojmë për nuk e di se ku.
Etja e hareshme e gëzimit na thahet në fyt.
Mbi mungesat që na flenë në sy
zënë fill rrënjët e mërzisë
që zgjatin lastarët e mallit
e gjethet i shtrijnë në diell
kur ditës largohen pritjet e zgjatura
kurse natës tkurren pështjellimet e mendimeve…
“””””””””””””””””””””
Përmes dritës…
Drita
përthyhet mbi errësirën amorfe
e shpërndan
ngjyrat e saj në mijëra thërrmija
si xixëllonja që rendin pas ajrit
në thellësi të shekujve antikë
për pështjellim të modernitetit klasik
përmes iluzionit optik që zhvendos botën…
“””””””””””””””””””””
Spektër ndjesish…
I duam ngjyrimet e dashurisë,
të përhumbemi larg monotonisë,
larg ditëve të ngjashme,
me ngjeshje ndjenjash,
puthitje shpirtrash.
Në kurbën e përjetimeve
ngjyrosim përmbajtjen
e çasteve të papërsëritshme.
“”””””””””””””””””””””””””
Spektër ndjesish…
I duam ngjyrimet e dashurisë,
të përhumbemi larg monotonisë,
larg ditëve të ngjashme,
me ngjeshje ndjenjash,
puthitje shpirtrash.
Në kurbën e përjetimeve
ngjyrosim përmbajtjen
e çasteve të papërsëritshme.