Ka disa njerëz
Disa njërëz nuk të vinë të japin jetë ty,
Ata ta marrin atë jetë fare pa dhimshuri,
Disa persona të shohin si një objekt ,mundësi,
Ata nuk të duan thjesht s’kanë aspak ,dashuri.
Ka edhe nga ata që botën ta bëjnë parajsë,
Me ty duan çdo min të jenë e ta shijojnë jetën,
Thjesht janë një ëndërr që është shumë e largët,
Pamundësi për ty molla e ndaluar thënë të vërtetën.
Ka disa njerëz thikë të godasin mbas shpine e di.
Në shumë raste të zënë pa pregatitur ,ligësi,
Aq të vogël e kanë shpirtin , mëndjen ,botën ,
Sa në rrëngjet e tyre ngatërtohen ,përpëliten ,koten.
Ka disa njërëz , lotin ta kthejnë në
gazmend,
Mund të them po i takove je me fat në fakt ,
Disa të tjerë të shohin ty si femër pa mend.
Se iu dhe familje,luftove për një kauz e shkak.
AUTORE:
6.1.2022.
“””””””””””””
Dielli ,zemër.
Sa herë lind dielli ,lind dashuria
Toka e çdo gjë ngrohet n’rilindje
Ndienjat që flenë tek ne njerëzia ,
Zgjohen , shkrihen në përsëritje.
Sa herë dielli perëndon ritualisht
Errêsira pushton botën patjetër,
Nata ka hënên, yjet si zakonisht,
Historitë tona i dinë ato,patjetër.
Nuk i mban dot zemra emocionet
Rrëfehemi hënës si mike e vjetër,
Për puthjet,zënkat apo pasionet.
Nata dëshmitare e askush tjetër.
Diellin përëndon , rilind përsëri
Ka dhe apokalipse normalisht ,
Kemi jetuar ne ,me e pa dashuri
Me dashurinë jetuar aq magjisht.
Diell i zemrës
më i bukuri përjetësisht.