“””””””””””””””””””
Urime kjo feste e bukur per
mesuesit shqiptare ne Kosove
e ne Shqiperi
Shndriti drita e arsimit shqiptar
Feste e bukur dhe madheshtore
Sa bukur ndricoi arsimi i kombit
Ne trojet tona shekullore.
Mesuesit e shtetit shqiptar
Ecen shtigjeve te diturise
Misioni i tyre ishte i cmuar
Duke u dhene edukate rinise.
Femijet ne vatrat shkollohen
Arsimohen ne frymen kombetare
Arsimdashesit i edukojne brezat
e rinje
Gjeneratat e reja shqiptare.
Shtate marsi,feste historike
Per mesuesit e arsimit shqiptar
Ne Korcen e bukur historike
U hap klasa e pare shqipe
Per femijet e pare shkollare.
Mesuesi me detyren e tij mesimore
Perhap rreze te arta diturie
Festen e mesuesit e kremtojme
me respekt
Mesuesin e pare,Pandeli Sotirin
Simbol i ndritur e krenarie.
Ne kete pervjetor jubilar shtate
marsi
U sjelle femijeve plot dashuri
Gezuar kjo feste madheshtore
Pe ju mesues te dashur nga
Kosova e ne Shqiperi.