23.5 C
Tiranë
E premte, 17 Prill 2026

Ibrahim Kabili

Kurrë nuk më kishte shkuar ndërmend që pas 30 vjetësh demokracie dhe pluralizmi, të shkërmoqej PD-ja. Megjithëse unë i përkas një grupimi tjetër politik, gjithmonë kam menduar dhe ende vazhdoj të mendoj se PD  dhe PS janë vlera kombëtare. Vlera kombëtare sepse kështu është i ndërtuar sistemi demokratik, me pozitë dhe opozitë që alternohen me anë të votës popullore. Kush po pyet për votën popullore; kjo klasë politike, këto politikanë? Jo, aspak jo! Për fatin tonë të keq ky lloj “sorollopi” ka dalë jasht loje… Sa keq! Sa keq në sytë e opinionit shqiptar. Sa keq në sytë e opinionit botëror.  Eshtë fatkeqësi kur fshati rrethon qytetin… Edhe unë jam fshatar! Nuk është keq të jesh i tillë. Madje është mirë të jesh, por fatkeqësia qëndron tek përdorimi prej politikës… Kështu fatkeqësisht po përdoren njerzit në nevojë! Edhe unë jam i tillë… Boll më bashkëqytetar të mi! Kjo është e turpshme. Po “luftoni” për mustaqet e Çelos!

“Çelo” dhe të gjthë këto “Çelot” janë kamur, kanë pasuri përrallore… Po ku i morën? Ku more njerëz të mirë? Ku? Mos më shqiptar! Jo ndarje, por bashkim… Bashkimi na bën të fortë. Të fortë për çështjen kombëtare… Çështja kombëtare është në rrezik. A nuk rrezikohet:
● Veriu i Kosovës?
● Deti nga ana e Greqisë?
● Boshatisja e Shqipërisë nga braktisja masive e shqiptarëve?
Këto pyetje janë për secilin nga ne. Edhe për mua që nuk i përkas së djathtës. Por çfarë rëndësie kanë bindjet politike? Asnjë lloj rëndësie… Demokratët janë vëllezër. Vëllezër me njëri tjetrin. Vëllezër edhe me mua të majtin… E natyrshëm lind pyetja: “Cilin nga ne, ju, ata, të gjithë si shqiptar e lindi nëna të “majtë”, të “djathtë”? Cilin? Në 30 vjet demokraci duhet të kemi mësuar diçka. Diçka nga rregullat e demokracisë… Themelorja është vota. Ajo në demokraci është e shejtë. Po sa herë kemi zhvillur zgjedhje të lira? SA?
Po kush i prish zgjedhjet? Politika! Përse? Për karrike… Sa bukur më tingëllojnë edhe sot pas shumë vitesh vargjet e të ndjerit, të paarritshmit Sali Mani, tek kënga Politika: “-Për kolltuqe, për karrika, politika, politika…”. Mua si shqiptar më vjen keq në maksimum të shoh akte dhune në Selinë e Partisë Demokratike… Përse duhet të dhunohet institucioni? Kush ven dorë në pronën publike? Çfar po djeg o njeri? Pasurinë tënde, timen, tuajën? Po pse? Për t’ja kthyer demokratëve! Sa turp, akte dhune e vandalizmi. Po kush e ka thirr protestën? Berisha! Përse? Për të larguar Bashën! Përse sot pas më shumë se 8 vjetësh në krye të PD-së, u kujtua Berisha? Kur Basha ka qenë humbës serialë… Përse sot?!! Përse jo “dje” kur:
● Humbi të gjitha zgjedhjete radhës.
● Bojkotoj parlamentin.
● Bojkotoj zgjedhjet vendore.
● Braktisi çadrën dhe arriti marrveshje me Edi Ramën.
Ai e meriton shkarkimin, por jo me populizëm, por me zgjedhje në parti. Përse tani Berisha? NONGRADA. Basha e shpalli atë nongrada? Jo. Edi Rama? JO. Kush? Amerika. Do zoti Amerika ëshë prezente në Shqipëri dhe do i shpëtoj shqiptarët nga “zullumqarët” që nuk paskan pasur të ngopur… Dielli për ne lind andej nga përëndon, nga perëndimi… Gabimet që bëri “djali” Basha nën mbikqyrjen e “babait” Berisha në këto vite në krye të PD kanë:
● Fuqizuar maxhorancën.
● Lënë vendin pa opozitë.
● Ka fuqizuar qeverisjen autokratike pasi  mungon opozita e mendimi ndryshe.
Më vjen shumë keq, e quaj veten si pa asnjë vlerë, kur:
● Shoh të dy ish presidentët e vendit tim, dy ish presidentët e mi  të jenë në krye të protestuesve, duke djegur selinë e tyre, selinë e demokratëve. Duke djegur ish SHQUP-in…
● Shoh deputetë të PD-së të djegin shtëpinë e tyre, të dhunojnë shokët e tyre… Po si mund të kërcënohet deputeti i PD-së Roland Bejko? Po ai është intelektual. Si mund të kërcënohet shoku i llogoreve? Po shokët e tjerë intelektualë të PD-së si mund të bëhen “dalje”, me një të rënë të lapsit, nga grupimi i dhunshëm? Jo dhunës!
● Nuk ndëgjohet e ndiqen sa duhet intelektualët, profesorët brenda PD-së. Profesorët Gjekmarkaj, Zekthi etj. si këto, që japin shembuj qytetarie, pikpamje të moderuara dhe zgjidhje demokratike të problemeve brenda PD-së.
● Do ishte në interesin kombëtar që PD-ja të bashkohej. Në rast të kundërt, Berisha duhet të tërhiqet sepse i përket së shkuarës, Basha të dorëhiqet pasi ka humbur zgjedhjet dhe të bëhen zgjedhje të reja me disa kandidat… Ka figura e djathta që bëjnë diferencën. Le të fitoi më i miri, kjo është demokracia. Jo dhuna. Opozita është vlerë dhe e bashkuar mund të ndikojë në zgjidhjen e problemeve të mëdha që ka vendi.
● Shoh dhe ndjek disa media të ndryshme, analistë të njëanshëm, gazetarë të papërgjegjshëm që kreksen si “gjelat”, bëjnë të gjithanshmin, nxisin përçarje, motivojnë dhunën, dëshirojnë anarshinë… Kujt i shërbejnë këto? Përse veprojnë kështu këto? Nga rrogat marramendëse janë bërë sahanlëpirës dhe nuk pyesin më për shqiptarët. Mos zotërinj analistë, gazetarë, politikanë, pronar mediash. Thoni JO:
  – Nxitjes së dhunës dhe gjakderdhjes në biseda, nëpër emisione televizive.
 – Përçarjes duke promovuar interesin mombëtar.
  – Ndërhyrjes së huaj e cila po “korr” rezultate me trazirat dhe dekombëtarizimin…
Duke parë Selinë e PD-së të dhunuar sot dhe akte të tjera dhune më parë apeloj ti thuhet stop dhunës. Ajo është e papranueshme në një shoqëri demokratike. Problemet zgjidhen në rrugë paqësore. Dhuna i përket shoqërive arkaike, stop asaj, jo lojës me zjarr, jo djegjes së institucioneve, jo përleshjes me karrike, jo thyerjes së dyerve, xhamave, etj… Mos e dhunoni demokracinë, ajo është e shenjtë për ne, nuk ka rrugë tjetër veç saj… E kundërta na “çon” në Serbi, Kinë, Rusi etj. Asnjë nga shqiptarët, edhe unë, besoj as ti, as ju, asnjë, nuk e don më sistemin totalitar,  ndaj mos e shpërdoroni demokracinë. Turp me këto skena të fëlliqura. Ne kemi zgjedhur Amerikën, ajo është shpëtimtarja jonë… Nuk mund të dështojë Amerika…
Natyrisht Shqipëria  dhe vendi ka shumë probleme ndaj mendoj:
● Të ndryshojë sistemi zgjedhor.
● Të formalizohet ekonomia.
● Të ketë një rishpërndarje të të ardhurave kombëtare pasi kemi kontraste të mëdha  midis shtresave të popullsisë.
● Ti jepet fund pandëshkueshmërisë së politikanëve.
●Të aplikohet kushtetuta e para vitit 2008, t’i thutet jo ndryshimeve kushtetuese.
● Të hiqen privilegjet e politikanëve dhe të trajtohen si qytetarë e tjerë.
● Të rritet paga minimale dhe pensionet për moshën e tretë.
                      Ibrahim Kabili
              Tiranë më 08.01.2022
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.