DORONTINA
Né ballin e gjeré éshté shpirti
Eshté Dielli,Lisi,Shqiponja
Tek Retina e syve rrezaton Feniksi
Malet,zéri gjuha e téré viseve Tona.
Dirada ime ardhur rrénjash nga Dodona
Buzéve té tua ploté gjak Pellazgé
Rrjedhin zérat e profiteve Antike
Nga Homeri i Trojés sé lashté.
Pérfshin qytetérimet Jonik edhe Dorik
Mbetesh Miti i fetisheve té Ashté
Shtrydhén tokén e largét mes nesh
Fluturo dhe zbrite folés sé kraharorit tim
Zbrite qiellit si Dielli mes Resh
Béhu vérteté e imja Dorontiné
Uné jam i yti dallgé dhe rrebesh!
Marjeta Musaraj! Nga libri SHTRATI I SHPIRTIT!
“”””””””””””””””””
E DI
E di qe e kujton gjithmon ate nate
Dhe enderron te takohemi serisht
Me zerin e perhumbur dhe buzet kafshuar
Te shtrihesh gjoksit tim embelsisht
Une te ledhatoj trupin e bukur te brishte.
E di
Do rendesh padurimit, kohes munguar
Edhe detet si Dhoqina do afrosh
Malet te shtrydhesh me te tuat duar
Zerin dhe fjalen time te degjosh
Dashuria s’vdes kur eshte e larguar.
E di
Se s’na lidhi semundja interes
As zyrat e injoranteve kesaj kohe mjerane
Ne na lidhi zoti ne vargjet invers
Epokes manuthe pa jete reale
Na lidhen shpitrat me ndjesi oqeane.
Marjeta Musaraj nga libri.Kur ti mungon.
“””””””””””””””””
Lashtësi
Unë jam rrënja e lisit pellazg,
futur rrënjët thellë shkëmbit Dodon.
Madhështia ime arrin qiellit, lart!
Ilire dardane më thonë.
Unë jam burbuqja e pranverës
Jam sythi, gonxhe lulëzimi.
Jam loti i mallit të qemetit derës,
ku çajnë qiellin, kënga dhe gëzimi
Mes maleve pellazg, ilir, dardan,
ku lahuta dhe isua ulen qiellit.
Aty shpirti im fluturon i lirë.
Aty prek rrezet e diellit të artë!
Marjeta Musaraj!