11.5 C
Tiranë
E premte, 17 Prill 2026

Eva Gjoni

 Çaste meditimi

Ishin ulur dhe po prisnin minutat e fundit të ndërrimit të viteve ….

-Se kuptoj i tha Ana përse duhet të matet koha me vite, njerëzit i numërojnë e trishtohen, të ishte e pa mateshme, vetë të ecte…

-E si mund të ishte ashtu… i tha ai 

Po a e kupton që ne jemi të limituar, që kur lindim fillojmë e masim limitin tonë. Ne jemi të limituar në buzeqeshje, përqafime, lot, dhimbje, gëzime, dashuri. Ne  lindim me kutitë tona të limiteve që i konsumojmë gjatë ekzistences sone. Ne jemi limit, e kupton  sa e trishtë ta mendosh, ndërrimi i viteve ma kujton këtë gjë. Këto vitet e fundit mbase mosha të bën të filozofosh për atë që ti ke për të jetuar  Ti nuk e di sa limit të ka mbetur. Do doja të ishim pa njësi matëse jete, por nuk di se si  mund të ishte e mundur, pasi ne limitin e kemi në ADN, ne konceptojmë të limituar… Po çfarë më duhet të mendoj kaq shumë, unë e jetova dhe një vit jetë, po filloj një vit të ri, është viti im, do të bëj çmos  ta jetoj, aq i shkurtër sa është, por nuk duhet të haroj se çdo gjë është e limituar dhe mos kapercej kutitë e limiteve, mos lë të pa hapur dikë, ose të hapur shumë pak dhe kur koha të më mbaroj do më duhet ta marr me vete pa e jetuar deri në fund limitin tim.

Gëzuar i dashur, ti je limiti im të cilin unë dua ta jetoj me gjithë fuqinë time të shpirtit … deri në fund, deri sa do shkoj diku ku nuk ka limit,  aty është përgjithmonë …vdekja është pa limit ….

Eva Gjoni

“””””””””””””””

Lulja …

Pranë tryezës ëe tij të punës  kishte një lule ngjyrë rozë me petale të vogla, por nuk ishte e gjallë. Ajo kishte një material të veçante nuk e përcaktonte dot , nuk dinte si ishte aty ajo lule aq e bukur ! Ai e shikonte çdo ditë dhe donte aq shumë që të kishte jetë , të kishte aromë , të lulëzonte, por të qëndronte ashtu nuk do i pëlqente  të shikonte vyshkjen e saj. Ajo në atë mënyrë ishte e bukur  , një bukuri e njëjtë e pandryshuar  . Ai  çdo mëngjes e shikonte kur vinte në zyre , e prekte sikur donte ta ndjente të gjallë , mos kishte atë ftohtësi që krijohej nga nata  , errësira ku kishte qëndruar me ore të tëra . Gjatë ditës kur ndërpriste punën i hidhte ndonjë shikim dhe aty me sytë mbi të ikte fluturonte në një botë që e kishte të fshehtë  , harronte ku ishte , kur kthehej kuptonte që ishte duke parë atë , lulen . Nuk kuptonte çfarë i ndodhte , kjo lule kishte fuqi …. afronte dorën lehtë për të parë mos ndoshta ndonjë rrymë rreth saj ndikonte mbi të por jo asgjë … vetëm kur e vështronte , shikimi mbi të e bënte të besonte që dhe ajo e shikonte . Shikimi i saj ishte i magjishëm …. nuk arrinte të vlerësonte asgjë , ishte ashtu dhe ai vetëm e pranonte atë lidhje me të. Kur largohej e prekte përsëri  për t‘i thënë mirupafshim , ajo ishte e ngrohtë nga orët e ditës mendonte ai . Në duart e tij mbetej gjatë ngrohtesia e saj , e merrte me vete atë ndjesi dhe sa herë mendonte në shtëpi -unë kam marrë ngrohtësinë e saj. Ajo tani do jetë e ftohtë si çdo mëngjes …

Lidhja me atë lule ishte e çuditshme sa vendosi ta marri në shtëpi , nuk donte që ajo të kishte ftohtë …. atë natë e vendosi pranë krevatit të tij , e përshëndeti – i tha natën e mirë …  Në mëngjes u zgjua nga një aromë pranevere e freskët e lehtë që të mbushte mushkërinjtë , një aromë që depërtonte në neuronet e trurit dhe krijonin një paqë që ai nuk e kishte ndjerë kurrë në jetë. Hapi sytë dhe pa nga lulja …. ajo ishte e gjallë petalet ishin të gjalla , ai i preku lehtë. Ato lëvizën sikur puthën duar e tij , ndjeu atë prekje i rrethuar në atë parfum mahnitës … dhe lutej të ishte e vërtetë. Frymëmarrja ju shtua , rrahjet e zemrËs po ja merrnin frymën sytë ju mbushën me lotë. Ndihej i lumtur . Kishte rënë në dashuri me një lule! O zot është e mundur , ishte mirë …. mund të ndodhë te dashurohesh me një lule … por lules çfarë po i ndodh? … ajo u kthye në një krijesë të gjallë , shpirti i saj lulëzoj , ajo derdhi mbi të gjithe dashurinë e saj , petalet e saj po buzeqeshin , diçka duan t‘i thonë, por ai nuk po mundet ta përkthejë …. Marrëdhenja  me lulen ishte pjesë e jetës së tij. Ai ndihej ndryshe , kishte filluar të qeshte , ndihej ndryshe , diçka brenda tij ishte mbushur një vend që ishte gjithmonë bosh, i zbrazët , ndihej i plotësuar.  Kaluan ditë , netë e magjia vazhdonte. Ai bisedonte me të: i tregonte për fëmijërinë , ëndrrat , dëshirat , pasionet dhe pastaj futej në atë fushë drithëruese kur prekte lehte petalet , mbyllte sytë dhe ndjesia i përshkruante trupin … ai ishte i gjithi ndjenjë dhe nuk donte të mbaronte , donte të humbiste aty , të kthehej edhe ai në lule, të ishte si ajo …. Atë mëngjes i duhej të nisej me shërbim , përshendet lulen , ajo u drodh , lëshoj më shumë aromë sikur e mbështolli fort me të , donte që ai ta kishte gjatë aromën e saj …  Ditët ikën shpejt. Ai çdo natË e mendonte dhe sillte nË mendje ndjesineë e saj .  Ngjiti shkallët , mezi priste të hapte derën të ndjente parfumin e saj , hyri dhe asnja aromë.  Ajri ishte mbytës , u afrua të shikonte lulen e tij ….. jojojo oooo zot përse , o zot të lutem përse , ajo ishte forcuar e kthyer si ishte. Mungesa e tij i kishte marrë jeten , nuk kishte më as ngjyrë , e preku lehtë dhe ndjehu ftohtësi mermeri , filloj ta fërkonte me duar , ta shtërngonte fort , po e  rrotullonte me aq forcë sa ajo rreshkiti dhe i ra në tokë. U thërmua në qindra  copa.  Atij sa nuk i pushoj zemra , u plas në tokë dhe me mundim filloi të mbledhë copat dhe i vuri në një  enë qelqi. E shikonte atë kupë dhe vetëm qante pa pushim , lotët binin mbi copat e lules , çdo lot që prekte një copë e kthente në lëng. Ngadalë të gjitha copat u lëngëzuan , ai nuk po shikonte asgjë vetëm ndjeu se duart po i ngoheshin dhe lëngu filloi të ziente aq shumë sa ai e vendosi në tokë dhe po shikonte çfarë po ndodhte … O zot dëgjove lutjen time … u krijua një tymnaje rozë dhe pastaj  ai tym u kthye në një qenje lëvizëse, që ngadalë po merrte formën e një vajze … ishte rozë … por filloi  të merrte ngjyra jete …. me këtë qenje hyjnore ishte marrosur  … dhe kishte bërë aq shumë dashuri ….  -je e vërtet- i tha  -Po jam e vërtetë , por mund të më shikosh vetëm ti! Jam vetëm për ty …. ju afrua ngadalë , parfumi i saj nuk kishte ndryshuar  -Çfarë paskam bërë në jetë  o zot që të kem ty- i tha ai …

Eva Gjoni

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.