17.5 C
Tiranë
E premte, 17 Prill 2026

Lavdije Hoxha

A do i vijë fundi vetmisë ??!!

Nuk e dua jetën , të mbyllur në kafaz,
Me maska në hundë, jetojmë me maraz,
Na është bërë jeta, shumë monotone,
Me maska në hundë, dhe çdo ditë tampone.
Nuk e dimë nga erdhi, kjo pandemia ??!!
A erdhi nga Zoti,apo nga njerëzia,
Nërastëse ka ardhë nga Zoti, Zoti e lehtësoftë,
Nërastëse ka ardhë nga njerëzia, Zoti i mallkoftë.
U plagos njerëzia, nga kjo pandemi,
U varrosën të afërmit, pa ceremoni,
Le t’ja këpusim vargojtë,kësajë pandemi,
Që të jetojë,e gjithë njerëzia në qetësi.
Nuk jetohet jeta, brënda në shtëpi,
Zoti e ka vënë jetën të jetojmë në liri,
Isalla do Zoti, do ta rregullojë,
Që shpirtin e njerźëve,tjua qetësojë.
Ishalla do Zoti, të përfundojë kjo vetmi,
E gjithë njerëzia , të ketë qetësi,
Ti kthehemi jetës normale,
Asnjë të mos ketë brenga dhe halle.

Lavdije. Hoxha. 19. 1. 2022. Itali.

Sikur të kisha fuqinë !!
Sikur t’a kisha fuqinë, këtë botë mizore, gënjeshtare, t’a shkatërroja,
Dhe në vëndin e sajë, një botë të pastër,të bukur, të qetë, të ndërtoja,
Sikur t’a kisha fuqinë ! Gjithë të varfërit të ndihmoja,
Të gjitha dëshirat e tyre, një e nga një do t’ja plotësoja.
Sikur… t’a kisha fuqinë, gjithë të sëmurët t’i shëroja,
Dhe në trupin e tyre, veç shëndet t’ju dhuroja,
Sikur… t’a kisha fuqinë, gjithë fëmijët t’i gëzoja,
Të mbillja veç paqe e mirësi, dhe fëmitë t’i lumturoja.
Sikur…t’a kisha fuqinë, gjithë pleqërinë ta gëzoja,
Të gjithë fëmitë e tyre, bashkë me ta t’i bashkoja,
Sikur… ta kisha fuqinë, gjithë të ligët t’i shëndrroja,
Në njerëz të mirë dhe bujarë, të gjithë t’i kompletoja.
Sikur.. t’a kisha fuqinë, të gjithë botën t’a gëzoja,
Vetëm paqe, dashuri , mirësi të krijoja,
Sikur…t’a kisha fuqinë, të gjithë botën të mbizotëroja,
Do ti zhdukja gjithë të keqet, veç të mirat do pranoja.
Lavdije. Hoxha. 14. 1. 2022. Itali.

“””””””””””””””””””””””””””””

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.