Nëse nuk prisni dot, përvishuni kupolës së jashtëqitjes!
Qershor 2018
Dy fjalë për facebuksat që lexojnë, por nuk kuptojnë as nuk dëshifrojnë median e përditshme.
Kaq vite mundohem t’ju ndihmoj të dëshifroni lajmet, por kanë pasur të drejtë urtësia popullore kur thotë;
Nuk mund ta mësosh dot dikë, “nëse nuk vetdëshiron ti hapi horizontet e tij”.
Megjithatë po shkruaj nja dy rreshta për ju trapat që jeni me miliona në këtë tokë që ju mban si peshë mbi sipërfaqen e saj.
Je e rreptë do thoni?!
Jam ca e rreptë me injorancën në të gjitha format e saj. Por, prapë se prap nuk ju lë në mëshirën e medias së kupolës së jashtëqitjes, keqpërdorimit, shpërdorimit, shpërfytyrimit të lajmit që nuk jeni të aftë ta shikoni me sytë e mëndjes suaj të kufizuar.
Thërrasin, se rinia duhet të ngrihet, të reagoj, disa thonë; rinia pret veting-un, populli do drejtësinë e premtuar, njerëzit ikin nga sytë këmbët, por prapë nuk keni bythë të përballeni me realitetin tuaj.
Disa tregojnë se rinia është dëshpëruar, mërzitur, lodhur, zhgënjyer nga aktualiteti vendas prej afro tre dekadash. Por, përse nuk i bëni pyetjen vetes, kush ju a kishte borxh juve të gjitha këto pritshmëritë tuaja, ndërkoh që nuk kontriboni për veten, por vetëm kërkoni dhe nga kush i kërkoni?!
Kapitali nuk i ka pasur kurrë borxh njerëzimit që nga dita e krijimit të tij. Përkundrazi njeriu i ka borxh vetes të ngrihet akoma edhe nga hiri i tij, nëse është e mundshme për të shkërrmoqur kapitalin në çdo kohë, në çdo moment, në çdo epokë. Kjo është një betejë që nuk ka kurrë një fund të përjetshëm. Kështu që, për ata që thonë se rinia e ka me ngut të rifitoj jetën e të rivendosi ligjet, kërkesat e saj, gjithmonë është koha për ta treguar në shesh të mejdanit.
Rinia (nëse ka të tillë ky vend prej 30vitesh) le ta tregoj veten në mënyra të shumta. Mos të dorëzohet lehtë siç ka bërë deri më sot, në vend që të veshi opingat e t’ja mbathi nga të katër anët të qëndroj e të luftoj për veten dhe të sotmen e saj.
Ju tregoj unë se cila rini është kjo rini 30vjeçare dështake, e pa arsimuar, pa kulturë, e dobët, konsumuese, boshe, artificiale, kriminale, e droguar, e trafikuar, vrastare, gjakatare, analfabete, dembele, pa vizion, pa kurajo, pa shtyllë kurrizore, e dobët. Kjo rini e krijuar nga ju, që i lindët, i edukuat në mënyrën më ç’njerëzore të mundshme. Kjo rini u këshillua nga baballëret e vet, që në vështirësinë, problemin, fatkeqësinë, humbjen e parë më e mira është të iki, ti shmanget realitetit, të mohoj veten, mjafton të zhduket nga vendi për një pashaport të huaj, për një grusht pare në vend të huaj. Më mirë çoban dhe bujk në tokë të huaj, sesa të punonit baçen dhe të ngrinit shtëpinë në rrënjët tuaja.
Këta prindër jeni dhe ishit ju, që vratë me duart tuaja përditë këta fëmijë dështakë të tranzicionit politik.
Më mirë të mos lindësh fëmijë, sesa të mos dish ti rrisësh e më pas të përjetosh krimet e tyre ose tuajat si shpagim të munguar të edukimit prindëror.
Nëse kësaj rinie që përmenda dhe këtij populli/kombi 10 milionësh nuk i durohet për rezultatet e drejtësisë, veting-ut, nuk e pranon padrejtësinë shumëvjeçare, urdhëroni këtu në shesh të mejdanit të luftoni për të drejtat tuaja të mohuara.
Por, kurrë ky popull nuk ka ditur të luftoj ballë për ballë, vetëm kaçakshe, mbrapa krahëve dhe mbathja maleve.
Të thuash të vërtetën nuk është nënvlerësim, mosrespekt, por një mënyrë spastrimi dhe ecjes më tej si individ dhe si shoqëri.
Nuk ka përse t’ju bëj çudi, sepse kështu i keni edukuar brezat e rinj t’ja mbathin nga realiteti duke u dhënë iluzionin e jetës si të vërtetë. Vjen një ditë mashtrimet, gënjeshtrat, iluzionet shëmben dhe duhet të përballesh me veten dhe të shkuarën tënde që të ecësh përpara.
Kalojmë në temën kryesore të lajmeve, që keni lexuar dhe mosbesimit tuaj për funksionimin e procesit të drejtësisë. Mungesa e informimit është problemi juaj, në një kohë që informacioni lëmon gjithandej e në të gjitha format dhe mënyrat. Injoranca dhe niveli juaj i ulët gjithashtu është problemi juaj, që nuk merrni seriozisht të bëni pyetjet e duhura e të kërkoni në të gjitha llojet e burimeve për përgjigjet akoma edhe kundërshtuese mes njëra tjetrës. Vetëm kështu rriteni realisht në aspektin intelektual. Përsa i përket lajmeve që keni lexuar, dështoi reforma, dështoi veting-u, kjo konfirmon sesa mjeranë jeni në llogjikimin tuaj. Mesa duket nuk e keni kuptuar, se tjetër gjë është të lexosh, tjetër të kuptosh e tjetër gjë të dëshifrosh informacionin. Kam vite që mundohem t’ju tregoj si ti realizoni këto të treja, por kur një Enver nuk mundi ta bëj këtë popull të hajrit në afro gjysëm shekulli, kush jam unë t’ju mësoj vetëm me ca shkrime/artikuj mediokre në këto ditë e javë të numëruara në gishtat e një dore!
Megjithatë kthehemi te fillimi, nëse e keni me ngut për rezultatet, ndryshimin, realizimin, procesin, ngrihuni e merrini zvarrë tutorët tuaj politikë të fshehur në gropat septike partiakopolitike pd, ps, lsi, drejtësi, biznes, media që ju kanë kthyer në kufoma për së gjalli.
Nëse nuk mundeni, nuk keni bythë, nuk keni forcë, nuk keni mjete, nuk keni guxim, nuk keni vizion, nuk keni …(e të tjera justifikime si këto mund të numëroni pa fund, se për këto vetëm jeni të aftë).
Afërsisht tre dekada ankoheni, mallkoni dhe ikni, ankoheni, mallkoni dhe ikni, kjo është rradha e veprimtarisë suaj kombëtare e një dështimi kolosal nga prindërimi i sakatuar i brezave të rinj.
Meqënëse nuk keni zgjidhje sipas metodës dhe mënyrës tuaj për Drejtësinë, atëherë prisni për METODËN TONË.
Ps. Veting- thjesht për ju që nuk dini ç’është, por u jepni mendim 3milion shqiptarëve, po jua them shqipçe, troç me fjalë të thjeshta, është një biçim Masë Disiplinore, por e përfshirë me ligj (që për 28vjet nuk ekzistonte, e kishin përjashtuar duke i siguruar vetes një biçim shpëtimi nga përgjegjsitë morale, etike profesionale)..
Përsa i përket lajmeve që keni lexuar se figura të rëndësishme, kyçe të politikës dhe drejtësisë do i shpëtojnë ndëshkimit penal për krimet politikoekonomike ndaj vendit në këto 28vite shkërdhatacioni kombëtar, atëherë ju sqaroj për të disatën herë, se ngatërroni masën disiplinore me kodin penal.
Një shpjegim për budallenjtë, Ai që ishte në krye të prokurorisë (jo vetëm ai, por gjithë sistemi politikosocial) e humbi të drejtën moralisht dhe profesionalisht të bërjes së Veting-ut në momentin që kaloi ligji në parlament me votë nga ortakët e tyre kriminelë (pd, ps, lsi).
Pikërisht atë moment, gjithsecili nga përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë 28vjeçare do të përballet me drejtësinë penalisht.
Veting-u është ajo dritarja që të zgjidh duart duke i hedhur të gjithë te pusi i thellë të përballen me drejtësinë, jo si shkelje civile, por automatikisht me kodin e ri penal, Burgim, Sekuestro, Konfiskim.
Fatkeqësisht këtij populli injorant i duhen me qindra, mijra orë leksione të kuptojnë diferencën dhe llogjikën e rreshtave të mësipërme.
Gjithmonë pituku më sugjeron të shkruaj me nivel të lartë politikodipllomatik, por harron pituku, se nuk jam as në Zvicër, as në Hollandë e aspak në Angli, që të shkruaj sikur do marr titullin doktor shkencash.
Prandaj i them, nuk shkruaj për kupolën e jashtëqitjes, se ata e dinë çfarë ndodh, çfarë do pësojnë, pavarësisht se manipulojnë lajmin nuk kanë nevoj për shpjegimet e mia mediokre.
Gjithashtu nuk shkruaj për publikun e vendeve nordike, as për auditorin e akademisë së shkencave, por për nivelin e ulët të shqiptarit të sotëm, që është më mjeran se kurrë, i kapardisur në ato rrobat firmato e në ato pronat e vjedhura, të grabitura me lloj lloj marifetesh e mashtrimesh.
Shqiptarit, në veçanti atij të sotmit, nëse nuk ja thua troç e thjeshtë nuk mund të të kuptoj ndryshe, siç ka thënë Fadil Hoxha;
“A ke qënë shqiptar ndonjëherë? Eh, kur të jesh, atëherë do e kuptosh sjelljen time!”
Por, po e mbyll me thënien e gjigandit;
“Sistemin duhet ta luftosh nga brenda llojit të tij, përdor metodat dhe armët që të jep!”
Asgjë personale, nga monstra që doli nga kafazi, unë kam dalë nga kafazi që prej 8/7/77, por ju nuk ishit në dijeni.
Monstra u bë e dukshme pas 2 prill 2014, por çuditërisht publiku u prezantua me mua thjesht një muaj më parë.
Ky nuk është as faji, as problemi im, por juaji, që nuk dini as të mbroheni, as të mbroni, por më kryesorja të paaftë të luftoni.
Megjithatë (u duk përkrahja juaj e të gjithëve pseudomoralistëve, pseudokomunistëve) ato ditë e në ato pseudoakuza të inicuara nga media e kapitalit dhe kupolës së jashtëqitjes (pd, ps, lsi nga figura të caktuara për interesat e tyre të ngushta).
Një gjë është e vërtetë, se jeni mjeranë, pavarësisht se i kujt mund të jetë faji, një gjë është e sigurtë, drejtësia nuk do vendoset se jeni lodhur, apo sepse e meritoni, apo jua kanë borxh, për asnjë nga këto arsye.
Drejtësia do të vendoset, sepse e vërteta ka nevoj për tu thënë e për tu vendosur në piedestalin e saj, por jo për arsye njerëzore, por për arsye të ekzistenciales universale. Drejtësia do të vendoset mbi të gjithë, dhe Asnjë, Askush nuk ka forcën, paranë të blej të shkuarën e tij.
Prandaj që elita, kupola e jashtëqitjes 30vjeçare nuk do shpëtoj nga triniteti i artë Burg, Sekuestro, Konfiskim! Garanci! Koha e vjedhur nuk blihet me gjithë pasurinë e kësaj bote!
Kaq! Asgjë personale, shpresoj të keni kuptuar se çfarë ndodh në aktualitetin politik për të gjithë ju facebuksat e mi mjeranë dhe jo mjeranë!!
Ju përgjërohem, nëse nuk keni kuptuar, mos komentoni budalliqe, idjotsira, pyetje që i kanë përgjigjet brenda në tekst, më mirë rilexojeni, një mundësi tjetër anashkalojeni ose futjuni kërkimit dhe studimit!!