Prof. Rifat Gjota- Ajnshtajni shqiptar u nda nga jeta dy ditë më parë!
U = R . I
Kjo është formula bazë e elektroteknikës
Prof. Gjota na thonte:
Që ta mbani mend më lehtë këtë formulë, kujtojeni Urin-urithin
Prof. Gjota ishte shkencëtar i vërtetë, që me arritjet e tija shkencore në fushën e elektroteknikës, me metodën e re të mbështjelljes së motorrëve elektrikë, dha kontribut të madh në kursimin e energjisë elektrike sidhe zvoglimin e sasisë së bakrit të nevojshëm, arritje kjo që u pranua dhe u patentua edhe në SHBA saqe Prof. Gjota mundet të quhet Ajnshtajni shqiptar.
Njerëzit veprat i gjykojnë, gjithkujt i japin ҫka i takon-De Rada
Është dobësi e jona që derisa jetojnë pak ua njohim vlerat njerëzve të veqantë, kur s’janë më ua përmendim.
Prof. Gjota , veqse ishte shkencëtar i mirëfilltë, ishte atdhetar i madh, ishte njeri i mrekullueshëm që nuk donte jetë lluksi, por jetë pune- studimi-shkence, prandaj ndihem i sigurtë të shprehem edhe për të tjerët, se ne ish studentët e tij, ndihemi të nderuar dhe të privilegjuar që patëm fatin ta kishim profesor, ngase nga ai mesonim shkencë, atdhetari, njerëzi.
Prof.Gjota u nda nga ne vetëm fizikisht ngase vepra e tije e gjithanëshme do të jetojë ndër breza.
Lamtumirë shok Profesor !
Të ҫoftë i lehtë dheu i Atdheut.