“”””””””””””””””””
(Jusuf,Bardhosh dhe Kadri Zeka)
Sot e tridhjetë e tri vite më parë
nga falanga sërbe e tradhëtare
shuan tri lule jete,tri zemra djaloshare
Bardhosh , Jusuf Gervalle e Kadri Zeka.
U varfërua Shtudgardi dhe qielli plot re errësire
me krisma automatikësh nga vet djajet
n´pusi vriten gjenialet,a vritën lulet
atdhetarët nuk vriten bre,as zemrat e shqipeve.
Atë ditë Dielli nuk agoj mbi ne shi dërgoj
se nota në kitarë e pentagram shkroj
mëmëdheu e do lirinë e do Shqiqrinë NJË
për fjalën e lirë shkojë si yje dritë të dhuroj.
Zoti do e mallëkojë ligësitë e falangave
atë dorë tradhëtare që sdi tjetër veq mallkim
rruga juaj e ndritur është vet shpirti im
mësim në abetare do ditë do të lëxon biri im.
Kosova e getoizuar e një botë plot mallkim
poetë e gazetarë mbushin fleta e bardha
me zërin e venitur që etja për të vërtetën
politikë e degraduar kurr nuk e lejon ta shim.
me plot modesti dhe vet ëndrra e lirisë
disident i përqendruar mu në zemër Evrope
zemrën si vullkanët që llava ngritn lartësive
politikan i përbetuar dhe dorë drejtësie.