21.5 C
Tiranë
E premte, 17 Prill 2026

Erblina Asllani

Mund të jetë një imazh i teksti

ZEMRA TE URON SHPIRTI TE DON

Per ty nga yjet do te vjedh
kuroren me te bukur te ndricuar
nga lulet aromen do te mbledh
ti stolis per njeriun me te cmuar
Per ty dielli qe pa gdhire rreze leshone
per ty hena heret del e me ndricon
per ty lulet ne fusha kudo lulezojne
per ty zogjte e malit vetem kendojne
Ca grimca dashurie kam ruajtur
as sot nuk rri do pa shkruajtur
ne vargje e ndjenja kam humbur
ne miresine tende jam strukur
Je fisnike e grua e larte
mendjendritur e fjale pak
mbetesh unike e zemer flori
fjala jote ka peshe percjell ngrohtesi

Shpirti i bukur flete vete

me fjale te thjeshta godet

ti je miresi veshur me sinqeritet

zemra te uron paqe lumturi e shendet

“”””””””””””””””””

URIME DITELINDJEN ❤️
Sot nje dite e shenuar
ne kalendar me rreth e kam qarkuar
qe aq lehte mos ta harroj
miken e zemres dua ta uroj
Si ikin vitet e si po fluturon koha
asnjera nuk ndihet e tregon mosha
ikin pa u ndjere ngjiten larte ne qiell
buqeten e miresise ta kam sjell
Mos nguro por ngrihu shpejt
hapi dhuratat nje nga nje
gezofsh cdo dite me shume ne jete
perqafimet e ngrohta ne vargje ti le
Kam mbledhur lulet me te bukura
trendafilat une shume i dua
ne mesin e tyre eshte e kuqja
eshte e vecante dot se kepusja
Me arome shpirti e pafumosa
i hodha ca pikla dashurie nga zemra
nje fjongo roze per nur i vendosa
vargjet i mbeshtjell bute ndjenja

Urime ditelindjen edhe  pranvera

qofsh e lumtur e qeshur si perhera

uroj me te mirat per ty zemra

realizofsh gjithe endrrat e deshirat.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.