Siç kam shkruar dhe me pare, Lumturije Fortuzi, kjo zonje e fisme dhe e talentuar, shpreh vetveten, jo vetem nepermjet poezise, por edhe pikturës, qe shkon paralel me ate te artit poetik.

Ne te dyja llojet e krijimtarive, ajo percjell mesazhe te se bukures dhe vlera te larta.
Lumturije Fortuzi lindur ne 1947,mbas studimeve ne gjimnaz, filloi pune si dizenjatore mekanike.Naten,per perfeksionim vazhdoi ne politeknikum per dy vjet.Krijoi familje dhe vazhdoi ne kete drejtim deri ne vitin1993.Viti ne emigrim i vajzes se madhe,ne Itali,ishte viti kur filloi te shkruajë poezitë e para. Nje enderr ne sirtar qe e ndihmoi ne momentet e veshtira te ndarjes. Me ardhjen ne Itali ne 1996 dhe zbulimin e kancerit ne 2004 nuk ishte poezia ,po vendin e saj e zuri piktura. Piktura si mjet i rizbulimit te vetvetes,si menyre per te ecur perpara dhe vleresuar jeten per shansin e dyte qe iu dha per të qenë përseri me njerezit dhe të afërmit e zemrës.

Ajo qe filloi thjesht si shprehje e vetvetes ne nje moment te veshtire,u be nje mjet i fuqishem shprehjeje per nje plate me te gjere.Duke qene se nuk mjaftonte me vetem per veten,po deshironte te perfshinte dhe te tjeret ne kete drejtim te ri qe mori jeta e saj, ajo u angazhua me të gjitha forcat per të pasqyruar boten e brendshme, dhe per te percjellë mesazhe ne sherbim të shoqërisë..Mjet per te ndihmuar te tjeret qe gjenden ne te njejten situate,mjet per te thurur himnin e jetes.
Rezultatet duken ne ekspozitat e shumta ku ka marre pjese, jo vetem kolektive po dhe personale,me komente levduese ne gazeta dhe njohjen e talentit.
Piktura te panumerta, punuar me ndjenje e pasion. Caste te pafundme meditimi perpara telajos, me duar të perveshura , me mendjen e mbarsur me ndijime dhe ngjyra, me frymëzimin qe të kaplon cdo shqisë, por mbi te gjitha , me vullnetin e paepur per te realizuar gjithe projektet dhe endrrat e saj. Sepse ne jeten idividuale prej artisti nuk mjafton vetem talenti apo ajo shkendija nismetare e frymezimit, por dhe vullneti per të vazhduar dhe perfunduar nje pune krijuese qe do kohe dhe mund.
Para disa kohesh jam marre me se afermi me nje pjese se poetikes se saj, duke analizuar disa prej tyre,e cila eshtë menduar nga autorja te botohet së shpejti si vellim poetik me titullin ” Lotët”, por deshira ime ishte te hidhja disa rreshta per te edhe ne dimensionin e saj piktorik, por s’po gjeja kohën e duhur. Kete dëshirë e perforconte gjithnje e më shume dhe njëra prej pikturave të saj, qe Lumturija ma dhuroi duke ma derguar me postë. Sa herë shikoja atë pikturë, ndjeja nevojën per ta falenderuar me nje shkrim modest , edhe pse nuk jam ekspert në fushën e pikturës, por gjithsesi edhe vete kam pikturuar ndonjehere dhe e shijoj sensin e tè bukures.

E gjithe piktura e Lumturije Fortuzit, shtrihet me se shumti ne rrafshin e impresionizmit, ku nuk mungojne tablote, me shtepi e rrugica, liqene e lumenj, drurë dhe fusha, lule dhe fruta, diell dhe ngjyra e shume elemente te pafundme te natyres. Por ajo ka dhe piktura ekspresioniste dhe simboliste. Nje nga pikturat me te bukura padyshim eshte ajo e shqiponjes me krahet e shkruar, te shtrire tek zaptojne qiellin, dhe ne udhetimin e saj shfaqet dielli. Nje simbol i shpreses se nje dite dhe Shqiperia dhe bijte e shqipes do te gjejne lirine e vertete, udhen drejt endrres dhe te realizimit si popull, duke jetuar ne harmoni, paqe dhe drejtesi si mjaft popuj te tjere.Edhe tabloja vetë titullohet ” Shqiponja”.
Piktura e artistes Lumturije Fortuzi te deh me ngjyrat e fresketa dhe spontane, me zhdervjelltesine e penelit, me konceptimin e thelle poetik. Ne tablonë ” Lulëkuqe” do te ndeshim me se miri në deshminë e gjalle te ketij vitaliteti, te burimit te drites dhe jetes me te cilen ajo paraqet kete lule te mrekullueshme , kaq e bukur per syte, por edhe nje elizir ne sherbim te shendetit njerezor.
Eksperienca e gjate ne fushen e piktures, ekspozimet e shumta, bashkepunimet me njerez te ndryshem të artit, i kane dhene asaj sigurine dhe pjekurine artistike per te cilat ka nevoje cdo artist.
Nje tablo e mrekullueshme eshtë edhe ” Triumfi i luleve” , me te cilen percjell magjine e ngjyrave, perzierjes elegante, sfumaturave te ndryshme, lirshmerine dhe harmonine ne gjithe bashkesine e tablose. Cdokush do te gjente atje paqe, embelsi nje muzike te pashkruar dhe te padegjuar, por qe te vjen nga brenda dhe te pushton kapilaret dhe tere qenien.

Dy tablo, të titulluara Liqeni i Porçias, dhe ” Liqeni i Porçias 1″, per nga kompozimi dhe shtrirja, flasin per vizionin e gjere te piktores, duket sikur atje permblidhet gjithe jeta, sikur ka shkeputur nje cope nga Edeni mitik per t’ua dhuruar dashamiresve te artit piktorik.
Nje pikture tjeter e denje dhe qe me ka thithur te tërin, eshte padyshim, dhe ajo e titulluar” Mjellmat e liqenit Burida”. Sa bukuri eshte mbledhur tek ato penelata, tamam si mjalti neper hojet e bleteve. E pikturuar me ndjenje, me shume ngrohtesi, me nje drite te qete, me dashuri per natyren. Kurues per syte dhe per shpirtin. Ja kjo, eshte dhe domethenia e artit, ai kuron shpirtrat, i qeteson, u jep pozitivitet, i shtyn ne ndermarrje dhe gjeste te larta miresie, u jep force dhe kurajo, u jep dashurine per jeten.
Sepse Lumturije Fortuzi, kjo artiste e kompletuar, si ne poezi dhe po ashtu ne pikture, ka dashur te na shprehe me gjithe forcat, dashurine per jeten, per atdheun, per gjakun shqiptar, per njeriun, per te madherishmen dhe te bukuren.
Jane te pamjaftueshme fjalet per te shprehur boten e madhe te autores, sepse ne fund te fundit, arti i saj shpreh me se miri vetveten!

Ajo me perkushtimin shume vjecar ka lene gjurme të pashlyeshme, mbi qilimin e blerte te artit, per tua dhuruar miqve, te afermve, dhe gjithe artdashesve. Nje zonje fisnike, qe me punen e saj krijuese dhe horizontit te thelle jetesor , jep kontributin e saj ne pasurimin e vlerave shqiptare.