Po si ?
Radjo kishim te gjithe ne shpija, ndersa televizore vetem pak familje me kushrije ne Itali, te cileve ua kishin pru si dhurate.
Festivali i Sanremos prej pushtetareve partiake, quhesh “borgjez” e kangetaret “fashista”!
Si ne shume fusha, edhe ne art ishte fatkeqesi kur gjykoheshin gjanat e padituna prej te paditunve e injoranteve!.
Prandaj ishte e rrezikshme me e ndjeke ate ,se e kunderta, do ndiqeshim ne!
Ne fsheftesi shkonim ne familjet e njohuna qe kishin televizore si Zef Shuli, Zef Gurashi, Sulejman Lezha, Landi Shahini, Todi Gjermeni, Mark Poja, Alma Galani e ndonji tjeter.
Hynim pa ra ne sy….
Rrinim ne oden e televizorit (qe thirresh oda e mire, oda e pritjes, ose e miqeve), ne pritje te sinjalit RAI (eurovizion) ku ai rreth me yje shoqnu me siglen muzikore karakteristike na impresiononte e shenonte fillinin e transmetimit te shumepritun!
Per ndeshjet e futbollit ishte ma ndryshe pjesemarrja. Oda mbushesh plot. I zoti i shpise shpesh rrinte ne kame prej mungeses se karrikeve, bile i veshun edhe me pizhama me u njofte se kush ishte..

!
*
Une per here te pare nji Sanremo e kam pa, ne Tirane, te motra qe ishte e martume me muzikantin instrumentist, Vlash Gjeka.Vite tjera, te mesuesi i muzikes Kol Gjinaj dhe disa here, ma vone, tek kojshia e shoku jem i femijenise,Luigj Prela!(sot ne Trieste).
*
Prej festivaleve ne vite po kujtoj (aq sa mbaje mend), disa kange e kangetare si dhe mbresat qe kane lane ato, se kujtimet e bukura zgjasin e vazhdojne tek une edhe sot ne moshe te thyeme:-
Anna Oxsa (Hoxha), vajza e nji shqiptari, Orieta Berti, Rita Pavone, Ornella Vanoni, Paty Pravo, Mino Reitano, Nicola di Bari, Katerina Caseli, Fred Buscalione, Dalida, Pepino di capri si dhe kanga “Non è l’eta per amore” kendu prej kangetares se re Giliola Cinquetti, “Gesu di bambina”(mars 44′) prej Lucio Dalla, “Nel blu dipinto di blu”(Piove), “Ciao,ciao bambina”,”L’uomo in frak” interpretu prej Domenico Modugno, “Adele” e Toto Cotugno, “Un mondo d’amore” “Principessa”,”La fisarmonica”,” “Vado a lavorare” te Gianni Morandit etj.
E paharrueshme asht kanga e Celentanos “Ventiquattro mila baci”, kange qe u ba e dashtun e u perhap shume ne Shkoder. Ne disa raste kesaj kange i nderronin edhe fjalet te kthyme ne shqip, shoqnu me muziken e kanges!…Nji grup shokesh e fillonin me kange partizane dhe e kthenin tek 24-shi..
*
Ne ditet mbas festivalit, jehona e kangeve te tij vazhdonte. Shume prej shokeve e shoqeve, qe kishin prirje per muzike si Gjon Kapidani, R.Prendushi, Sander Gargiola, Rr.Darragjati, F.Pali, Ç. e Rrik Çefa, Viktor Jubani, Ndok Pistulli,K.Gera, Fitnete Agaj, E.Kaçobashi, P.Xhanxhafifi etj.etj.perserisnin melodite e kangeve qe kishin ndigju e diskutonin e komentonin edhe per drejtuesit e festivalit si Mike Buongiorno , Corrado etj.
*
Ne vitet kur diktatura u zbut pak, kanget e Sanremos luheshin edhe prej orkestranteve te Orkestres se Kafes se Madhe dhe te Turizmit te Vjeter!
Shkodres tone ,te artit e te kultures, te humorit e te kanges, ne pasqyre i reflektohet trupi, ndersa ne muzike shpirti!….
*
Ne vitet e mavoshme televizoret u shtuen, por bashke me to, u shtu edhe diktatura, e cila u ba e sofistikume.U vendosen kudo aparate zhurmuesish per te pengu valet e televizionit “Fashist Italian”.
Ajo kohe ka mbete si nji anderr e rinise ne nji kujtese te larget
Italia per mue sot asht nji realitet, jo vetem per Sanremon, por edhe per te gezu te mirat e saja!..