
NË SHOQËRI ME POEZIN
Një poezi që të bën shoqëri ,
Është si një shoqe/kë t’miqësi
E të bënë të kesh veq gjallëri
E të qonë jetën për mrekulli…!
Kur fillon me thurë poezi
Por eshtë kjart se je prirë,
Sepse nuk mundesh asesi
Per të thurur poezi me porosi!!
Por duhet ta keni me dijoni,
Se poezia e shkruar me porosi
Nuk qonë peshë fare në letërsi,
Por që se lexonë asnjë njeri..!
Kur të vjenë muza me shkrue poezi,
Vjen nga shpirti thellë n’mbrendësi
Qē të vjenë si erë e leht e t’jep freski,
Dhe atëherë të jep lumturi…!
Një poezi të bënë shoqëri…
Si një moter t’kthehej nga mërgimi,
Vjen si ëndrrimet nga rrënojat ogurzi
Të rrjedh lot gëzimi nga syri sikur shi.
Kjo poezi që t’vjen me shkrue Ti,
Është sikur një rreze që jep shkëndij
Të jep shpresë,e të jep fuqi,
Te largon errësirën e t’shton dashuri.
Gani Orana /23/Janar/2022
“””””””””””””””””””””””””””
E VËRTETA E ARTISTIT
Ai fletë gjithë për mrekullitë e natyrës…
Duke harruar shumë shpesh dhimbjet e tij.
Dhe të qarat e fshehura në emocionet tij.
Sa që i jep aq shumë vlerë krijimit të tij…..
I lodhur, aq i rraskapitur nga ekzistenca.
Shpesh e dëmtonë kompetencën e tij…
Por miq, bagazhi e tij i grumbulluarë ,
I lejojn të shkruan por edhe të fantazojë.
Si zog i madhë i bukur që maskohet.
Artisti përgatitet dhe vokalizonë.
Por ndëgjuesi e kupton rezultatin..
Vuajtjet dhe sakrificat e tij të mëdha.
Interpretuesi me kostum para turmës
Duke na paraqitur një univers në kolaps.
Përshkruan sekretin e tij të brendshm.
Me një sërë shumë ngjyrësh të zbeht..!
A është e vërtetë se ai ekspozon?
Në fund atij i jepin trëndafilin!
Një sukses i madh i pamohueshëm,
Moment ,për atë shumë i këndshëm !
Gani Orana-/22/Janar/2022/
“”””””””””””””””””””””””
MUZA IME SOT
Për ketë vit është poezia ime e parë.
Ju uroj gjithëve një fillim të mbarë.
Të shkruani për të gjthë nga pak..
Por pa e dëmtuar krijmtarinë aspak.
Po ju poet që i shkruan gjithësisë
Që thell n’shpirtë e keni krijmtarinë
Mos ia humb atē vlerën poezisë..
Sa më larg dorën prej diplomacisë!
Më shumë shkruani per atëdhedashuri.
Shkruani edhe për gjithēsin planetore.
Asesi mos harroni per Hanën e Diellin.
Per gjithë çka si është dhe hyjnore.
Që ti shkruani dashuris e mirësis..
Asesi që të kujtoni fjalet e politikës.
Por të bukuren e artit e menquris..
Fjalê të njerëzisë e të ardhmëris !
Gani Orana-/09/Janar/2022.Gjermani