12.5 C
Tiranë
E shtunë, 21 Shkurt 2026

Lika Prishka Burgjia

QËNKA SHKRUAR!!

Ti atje e unë këtu
Ti te vendi ku unë linda
Unë nga ti fort jam largu
Sa e madhe më është dhimbja!
Më merr malli për shtëpi
Për sokak, për fusha ,kodra
Për ty malli s’ka kufi
Një e puthur nuk mjaftonka!
S’jam e vogël si dikur
Tani mami jam dhe vehtë
Por zemrën se kam gurë
Për ty mall kudo që vete!
Eja mami dhe më puth
Ti ne gushë edhe faqe
Unë me mallin ndezur prush
Të puth erë manushaqe!

Poezi Nga Lika Prishka Burgjia, Vasilika PBurgjia

“”””””””””””””””””””””””””””””

EJA BËHU RREZE DIELLI
Ku më je o princ i kaltër
Unë jam me ngjyra blu
Eja shpejt të kam hater
Hiqëm çarçafin me z’bulu!
E më merr në krahtë e tua
Jorgan bëhu më mbulo
Mos më lërë përvëluar
Më puth fort dhe më ngroh!
Eja pranë fluturim
Hapi sytë e shiko
Si shkëlqenë syri im
Të pret ty o zemër-o!
Unë për ty jam zbukuru
I gjithë blu edhe qielli
Eja pranë me ngroh mu
Eja bëju rreze dielli

Poezi Nga Lika Prishka Burgjia,

“”””””””””””””””””””

ME DASHURINË PUSHTUAR !
Eja e dashur, po na prêt avulli
Të shkojmë në dush, parfumuar.
Aty, ku të na shkri akulli
Duke u puthur ,e shtërnguar.
Kujdes të lutem , bëj kujdes
E di ke zjarr, mos më djeg.
E ke , e kam ëndruar që n’mëngjes
Këtu tek dushi me u takuar .
Merrmë i dashur ,ledhatomë ,puthmë
Shtrëngomë fort, pranë lozmë.
E kur të ndizesh ah ,me mua do digjesh
Ujë rrëshket si verë po kullonë.
E hatri nuk dua, që ti mbesë
Dhe prapa ,e do sigurisht.
Merrmë, moj bëj përtese
Është bukur ,vazhdo mos bëj bisht.
Puthmë e puthmë ,pa mbarim.
Këtu në dush ,te uji i ngrohtë
Të lutem zemër, pa përtim.
Shpirti im ,nuk kam ftohtë
Nga eshpa ndezur, nga uji përvëluar
Këtu në dush ,duke lozur e pushtuar.
Të dy nga kjo dashuria, pushtuar
Trupat ,etjen na kanë shtuar.

E unë prap , përsëri të dashuroj

Kjo është kënaqësia, lumturia ime .

Ky trup nuk ndopet, më tërboj

E dua pranë, dashurinë time.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.