E PAPRITURA QË LEMERISI POLITIKANËT!
-pjesë nga tregimi i një autori rus të viteve gjashtëdhjetë-
Të më falin shokët dhe miqtë e mi në fejzbuk, por emri i autorit rus të tregimit nuk më kujtohet. Madje edhe titullin nuk e kam të saktë. Por episodin që dua të tregoj, e mbaj mënd shumë mirë, ndonëse tregimin e kam lexuar këtu e gjashtëdhjetë vjet më parë:

. . .
Në udhëheqjen e Bashkimit Sovjetik ishte ngjitur Hrushovi. Ai përgatiti dhe zhvilloi edhe Kongresin e 20 të Partisë Komuniste Bolshevike të Bashkimit Sovjetik, ku goditej hapur Stalini dhe vepra e tij, në ndërtimin e Socializmit dhe në fitoren e madhe mbi Nazifashizmin.
Në reagim të tradhëtisë Hushoviane dhe sulmeve ndaj Stalinit të madh, aktori rus që luante në filmat artistik rolin e Stalinit, mendoj dhe realizoi këtë reng:
U vesh dhe bëri makiazh, siç bënte përpara se të luante rolin e Stalinit në filmat e kohës. Dhe një ditë, kur Duma ruse (alias Kuvendi) ishte në seancë plenare, aktori i veshur si Stalini, gjeti mënyrën dhe u fut nga dera e pasme e sallës ku ishte mbledhur Duma. Dera në fjalë të nxirrte direkt e në skenën, ku ishte vendosur podiumi me kryesinë e Dumës dhe anekset e saj drejtuese. Në çastin që aktori hyri nga dera prapa presidiumit të Dumës, në foltore ishte Hrushovi, i cili po fliste gjithë pompozitet, duke tundur duart e fërkuar tullën që i shkëlqente nga prozhektorët e sallës.
Hyrja e papritur e aktorit, i veshur e makiazhuar si Stalini, ishte krejt e befasishme. Askush nga salla dhe nga podiumi, nuk arriti të vinte në punë arsyen dhe të kuptonte lojën. Në punë sekondash, dyert e sallës u çapëluan nga dyndja e njëhershme e parlamentarëve drejt daljes. Më tepër se gjysma u rrëzuan nëpër koridoret e ngushta midis tavolinëve . . .
Por më e bukura ndodhi në skenë, aty ku ishin kokat e udhëheqjes së Dumës dhe të Shtetit. Në pamundësi për të arritur në kohë dyert e daljes, presidiumi i “nderit”, përfundoi poshtë tavolinave. Ndërsa Hrushovi, atje në foltore, në tentativë për t’u fshehur poshtë podit ku po fliste, u rrokullis bashkë me të nga skena në sallë. . . .
Kjo “çfaqje” zgjati jo më shumë se një minut. Sepse politikanët dhe shtetarët rus, e mblodhen veten. Një pjesë prej tyre u rikthye në sallë . . . Ndërsa Hrushovi u nis drejt ambulancës, sepse gjatë rrokullisjes nga skena në sallë, kishte shqyer xhaketën dhe gricur tullën . . .
. . .
A KEMI NE NDONJË AKTOR, QË MUND TË BËJË ROLIN E ENVER HOXHËS DHE TA PROVOJMË EPISODIN NË FJALË NË SALLËN E PARLAMENTIT TË “FAMSHËM” SHQIPTAR?
Do të ishte një çfaqje pikante, madje më e hatashme se ajo e Dumës Ruse të viteve gjashtëdhjetë.
—————————————————–