KËNGË MË JE BILBIL
S’ka më heshtje që vrasin jetën
Në pritje të këngës së bilbilave
Më mërzisin udhët e gjata pa
fund
Kur as fillim nuk kanë askund
E vetmja këngë e imja më je
bilbil
Sa herë nisëm në atë të shkret
mërgimi
Kënga e jote bilbil lotit
më rrjedh
Dallëndyshet e Mjedes vrapoj
t’i përqafoj
Zëri yt bilbil më duket veç mua
më takon
Ditëve me diell i hap krahët e
më përqafon
Si të ia bëj jetës po mos ishte
kënga e jonë
Do të jetoj me këngën e bilbilit
përgjithmonë.
Shkurt 2022
“””””””””””””””
Si të ruaj poezi
Të kam kërkue
Nëpër secilën lule
Më u çmallë
Me vargun e floririt
E me marr aromën e luleve
Ma të bukura të prillit
Të ruaj
Në valët e detit
Të rikthimit të anijeve
Pa u përmbysur
Edhe në ëndrra të ruaj
Mbrëmjeve
Deri në lindje të diellit
Sa bukur bisedojmë
Poezi
Si dy zogj që fluturojmë
Degë më degë
E lule me lule
Shkurt:2022