Një gotë verë me familjaret e gjakut të At’ Gjergj Fishtës, të Lazer Gostinit dhe Nik Tomes, në Zadrimë, që ndër vite mbajten lidhjet e gjakut me Familjen Paci të origjinës të tyre, në Domgjon të Mirditës.

Në foto familjarët e afërt të gjakut të At’Gjergj Fishtës, në Zadrimë, Lazer Gostinit me familje dhe nipi i Nik Tomes, Dionis Zefi, të cilet festojnë sëbashku me familjen Paci, të origjjnës në Domgjon Mirditë, ditën e pagzimit të nipit të Lazer Gostinit, Samuelin! Besnik Paci ishte i ftuar nga gjaku e tij në Zadrimë, Lazeri me bijtë e tij Mark dhe motër Vera Gostini, për të festuar me familjen Gostini, ditën pagzimit të nipit të Lazerit dhe djalit të Markut, Samuel Gostini, në kishën Zoja e Engjujve, Fishtë Zadrimë, me famullitar Kol Thaqi, nga Kosova!

Familja Gostini e gjakut të Fishtës në Zadrimë, ndër vite mbajti lidhjet me gjakun e tyre të origjines të Familjes Paci në Domgjon përmes të Gjon Geg Gostini(i ati i Lazer Gostinit), por njē ndër më të besuarit e At Gjergj Fishtes.
I ati i Lazer Gostinit, Gjon Geg Gostini mbajti lidhjet e gjakut me familjen Paci, me Çup Pacin, Frrok Pacin,(axhen dhe të atin e Besnik Pacit), që në vitet e 50-dhjeta, lidhje që do i vazhdonte Lazer Gostini, me vellezerit e tij!
I ati i Lazer Gostinit, Gjon Gega Gostini, është i njohur në Zadrimë, për fisnikëri, trimëri, besë e mirësi! Gjon Geg Gostini ka qënë ndër kusherinjtë e gjakut më të besuar të At Gjergj Fishtes, dhe sa herë vinte në Zadrimë, At’Gjergj Fishta, do thirrte Gjon Geg Gostinin, të qendronin e kuvendonin bashkë në kullën e familjes të fisit të Fishtës ! Besimi i gjakut, lidhjet e ngushta mes Gjon Geg Gostinit dhe At’Gjergjit, do vazhdonin deri kur ndrroj jetë Fishta! Lazer Gostini, deshmon se pak ditë para se te ndrronte jetë At Gjergji, ka thirr Gjon Gegë Gostinin nga fisi, që ti qendronte pranë, dhe Gjoni ka qendruar në Shkoder pranë At Gjergjit, deri kur ka dhanë frymen e fundit, Gjon Gostini mbajti në supin e arkivolin me trupin At Gjergjit, e qendroj pranë varrit të Fishtës, deri kur u hodh grushti i dheut të fundit, deshmon Lazer Gostini..!

Gjon Geg Gostini (1902-1994), ka qënë 38 vjeç, kur ka ndrru jetë Fishta në vitin 1940! At’ Gjergji, vlersonte vyrtytet e fis’shme te Gjon Gostini, i cili ka punu disa vite xhandar, në disa vende, në Itali, në Labinot Elbasan, ne Iballe te Pukes ! Me nderhyrjen e vetë At’ Gjergj Fishtës tek ministri i brenshëm i mretnis së Zogut, Gjon Gege Gostini , zhvendosen ne Lezhe, (sepse i ra të punonte me gjaksin e tij në Iballe) dhe keshtu At Gjergj Fishta me nderhyrjen e tij e largoj për arsye sigurie Gjonin nga Iballia, duke e zhvendos si xhandar ne Lezhë! (At’Gjergj Fishta, fali gjakun e vëllait të tij, Çupit, dhe po ashtu ishte këshilltar i gjakur të tij, Gjon Geg Gostini, duke i qendruar pranë, që mos të binte pre e hasmerive, duke e njohur mirë trimërinë dhe fisnikerinë e Gjonit)!

Pleqtë e Zadrimës që e kan njoh gjakun e Fishtës, Gjon Geg Gostinin shprehen: -“Veshtire, me gjet burrë ne Zadrimë, kaq i ndershëm, trim e fisnik sa Gjon Geg Gostini, që nuk e mohoj kurrë Fishtën, në vitet e regjimit, ku rrezikoje të denoheshe e persekutoheshe, po të promoje imazhin e Fishtës, apo të deklaroje që je gjaku i tij !
Gjon Gega(Gostini), la 11 fëmijë.
Mbahet mend si njeri me vyrtyte të larta, i ndershem, trim e besnik i shoqerisë, i gjakut të tij dhe besnik i imazhit të At Gjergj Fishtës, edhe në vitet e regjimit, kur ishte i ndaluar Fishta, kur rrezokoje të deklaroje se je gjaku i Fishtës, Gjon Geg Gostini, sfidoj ligjet e “ndalume” të regjimit, dhe i qendroj me besnikeri, gjakut, vepres e imazhit të Fishtës!
Lidhjet e gjakut me familjen e origjines Paci në Domgjon , Lazer Gostini i deglaron me krenari dhe deshmon se i ati i tij Gjon Gega,i kishte tregu e konfirmu disa herë rrënjët e origjinen e tyre nga Familja Paci në Domgjon të Mirditës! Lazer Gostini deshmon se lidhjet e gjakut me familjen e origjines Paci në Domgjon, i kishin të trashiguara nga pleqtê e fisit,, ku dhe vete At Gjergj Fishta i ka tregu e konfirmu me detaje Gjon Gege Gostinit, për origjinen e tyre nga Domgjoni,, familja Paci,, sa menjehere në vitet e para pas çlirimit,, Gjon Gega Gostini, kerkoj gjakun e tij në Domgjon të Mirdites, dhe kto lidhje i mbajti permes Çup Pacit e Frrok Pacit, në vitet kur rrezikoje të denoheshe po të tregoje se je gjaku i Gjergj Fishtes.

Lazer Gostini deshmon se në vitet e regjimit , ka mbajt lidhjet e gjakut me familjen Paci të origjines te tij, permes Çup Pacit, më të cilin e ka takuar vetë i ati i tij Gjon Gega, dhe Lazeri deshmon se Çup Paci ju komfirmonte here pas here, se trojet e të parve tanë jam tê paprekuna në Domgjon etj., ato ato troje nuk janë, të paprekura në Domgjon, dhe ruhen me fanatizem, nga familja Paci.
Në festën e familjes Gostini ishte gjaku dhe kumbara i tyre, Dionis Gjon Zefi, nipi i Nik Tomes(stënip i Fishtes) , që ka mbajt lidhjet e gjakut në Domgjon-Fishtë, me Mark Pacin, themeluesin e 5 Muzeve! (MARK PACI e NIK TOMA, dy kushërinj të gjakut të Atë Gjergj Fishtes, me aftesi të krijuese, të trashiguara nga geni i tyre familjarë, mbajtën lidhje të fshehta mes tyre, lexuan dhe ruajten veprat e Fishtes, në kohen kur denoheshe, po te përmendje emrin Fishtë dhe persekutoheshe, po te promovoje Fishten, dhe te deglaroje qe je gjaku i tij)

“Fisi i Pader Gjergj Fishtës, asht i ramë prej Pacit të Domgjonit të Fandës (Mirditë)”
shkruan Dom Gasper Gurakuqi (1885-1967), në librin e tij “Fiset e Veriut dhe Dioqezat” !
Dom Gaspër Gurakuqi ishte bashkohësi dhe një nga bashkpuntorët më të ngushtë të At Gjergj Fishtës dhe Hyllit të Dritës, që ket deshmi të fisit të Fishtës, nga familja Paci në Domgjon të Mirdites e ka marr nga vetë At Gjergji ! Dom Gasper Gurakuqi (kushëri i Luigj Gurakuqit) është nga Skodra dhe ka sherby 50 vite në Zadrimë, dhe ka qënë hulumtues shkencor i gjenaologjive, organizmit fisnor dhe dioqezan të veriut të Shqipërisë nëpërmjet burimeve arkivore të ipeshkive dhe të regjistrave të famullive te asaj kohe!
“At Gjergj Fishta ndër bajraktë e malsisë, fis te vetin paraqet Mirditën e fortë e krenare..” At Fulvio Cordignano, albanologu italian shkruan te “Hylli i Dritës” që drejtohej nga vetë Fishta.

“Me origjinë prej Mirdite, e lindje në Fishtë të Zadrimes, Pader Gjergj Fishta, asht krejt shqiptar”, shkruan Ipeshkëvi shkodran Zef Simoni, ku duke folur për At Gjergj Fishtën nënvizon: “Mbrenda rrregullave të gojëtarisë, me një të folun popullore e të rrjedhshëm në kishë ku predikonte në biseda e fjalime që bante , si një orator i padiskutueshëm, zgjonte ndjesitë e bante për vete mendjet e zemrat e dëgjuesve entuziastë deri në fund. Katundar me origjinë prej Mirdite, e lindje në Fishtë të Zadrimes, …një intelektual me potencë të madhe kulturore, marrë në ato vende ku jepet dija, Pader Gjergji asht krejt shqiptar, me mend e Zemër, asht meshtar e çdo ditë nuk ia përtonte të luftojë të keqen me rranjë e me guxim, të mbrojë çdo shejtni të fesë e të kombit përballë armikut e fanatizmit që ishte i përditshëm””

Gjergj Fishta deshmon origjinen e tij nga Mirdita në “Shejzat” e Ernest Koliqit : “Trojet e të parëve në Mirditë, as si kam shit’-as falë” konfirmon Fishta, para Monsinjor Zef Oroshit, në vitin 1939, deshmi e shkruar në “Shejzat” e Ernest Koliqit dhe Martin Camaj.
Dy vite pas takimit me At Gjergj Fishtën në Romë, monsinjor Dr.Zef Oroshi, shkon në vendorigjinen e Fishtës në Domgjon të Mirditës, së bashku me klerikun e krahinës së Fanit, Dom Nikoll Lulin, dhe takojnë plakun e urtë dhe të mençur të familjes Paci, me emrin Kol Paci, për të cilin Zef Oroshi shkruan se:
“shkuem në Domgjon, me u pjekë me të parin e fisit t’At Fishtës. Quhej Kol Paci.”
“Fisi i im-tha- Kol Paci- u themelue në Fishtë nga dy djem prej shtëpijës s’ime, të cilët ranë spari n’atë vend tue kerkue vrri per gjatë. Disa vjet erdhne per verime. E pra këtu i kanë trojet e vjetra e as nji send nuk e kanë shit’- as t’eger as të butë”