14.5 C
Tiranë
E dielë, 5 Prill 2026

Bukurie Bucpapaj

Sonte kam kënaqësinë të ndaj me ju lotët e gëzimit tim , për një nip që zoti i madh na ka bekuar me të. Ne ishim tre motra pa vëlla dhe jo rrallë herë e kemi ndier mungesën e tij . Por në atë ditë Tetori me shi që s’ndalej , zoti im na solli në jetë një që nuk e di as me fjalë ta përshkruaj sa jemi gëzuar. Por më shumë baba im pastë rahmet .E mbaj mend lotët e tij të gëzimit . Me duart lart e lotët që i binin ai falenderoi krijuesin e gjithësis duke thënë: Zoti im ti nuk më dhe djalë por më gëzove me nip .Mami im qante gjithashtu dhe unë ama nga gëzimi . A nuk kam të drejtë të jem e lumtur ?. A nuk jemi të gjithë krenar me të.?Prindërit fisi , gjaku i tij i jonë në fund të fundi gjithë Shqipëtarët këta janë ,ambasadorë që përfaqësojnë denjësisht gjakun me talentin e md famën e tyre. Drita e syrit tezja të uron suksese lart e më lart . Zoti të ruajt dhe lutem shumë për ty . I’ m very happy for you , Loveeee , kisssss my heart . Thank you very much..Mund të jetë një imazh i 1 person, i ulur dhe ambiente të brendshme

Klevis Tafaj, balerini shqiptar me famë në botë: Kur arrin majat ka brryla, por talentin asgjë se ndal..Klevis Tafaj, balerini shqiptar me famë në botë: Kur arrin majat ka brryla por talentin asgjë se ndal

Klevis Tafaj është  27 vjeçari nga Tropoja, i cili  prej 8 vitesh tashmë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Djaloshi i talentuar është një ndër balerinët më të njohur dhe të suksesshëm aktualisht në botë, pjesë e “Ajkun Ballet Theatre”, në New York.

I ftuar në studion e “Jeto me Orën” Klevisi tregoi më tepër për karrierën e tij dhe vështirësit që ka hasur për të arritur aty ku është sot. Në një lidhje skype ishte edhe partnerja e tij Kylie Broën.Klevisi tregoi për fillimet e tij në Amerikë.

“Nuk e kam pasur synim Amerikën por kur shkova atje isha e vetme fare por gjeta një mbështetje të madhe, pasi në Amerikë ka meritokraci.

Doja ta shikoja veten në skenat e  botës dhe në 2014 kam shkuar në një konkurs ku fitova një bursw për në Amerikë. Jam shumë i lumtur për atë që jam sot, jam në kohën time më të mirë” u shpreh Tafaj.

Ai tregoi se në Shqipëri do ta kishte pasur shumë të vështirë.

“Do e kisha pasur shumë të vështirë pasi ne kemi disa gjëra të trashëguara nga komunizmin ndërsa në Amerikë nuk bëhen diferenca me rëndësi ka që je talent” u shpreh balerini.  Ai tregoi më tej për konkurset e shumta që ka shkuar.

“Kur kam fituar konkursin në Europë ka qenë gjëja më e bukur kur u përmend emri im dhe jam ndjerë shumë i lumtur. Ka qenë një nga gjërat më të lumtura të jetës sime” u shpreh Tafaj.

Tafaj tregoi për mbështetjen e madhe që ka nga familja.

“Kam një mbështetje të madhe nga familja prindërit, por edhe nga shqiptarët pasi më shkruajnë shumë. Unë e kam përfaqësuar Shqipërinë në shumë konkurse dhe jam krenar që jam shqiptar. Edhe pse për ne veriorët është pak i paragjykuar ky profesion për meshkujt” u shpreh Tafaj.

Gjatë karrierës së tij ai ka marrë dhe është vlerësuar me shumë çmime. Ishte viti 2014, ku Tafaj mori çmimin  “Medalja e Artë” nga Premio Danza Europa e Bashkimit Evropian, çmimi më i lartë dhe më prestigjioz në këtë fushë. Në të njëjtin vit, ai mori Çmimin e Kritikës Evropiane për “Kallerin e shquar të baletit klasik” dhe në vitin 2016, ai mori statusin “artisti i aftësive të jashtëzakonshme nga shoqata amerikane e artistëve muzikor të ShBA-ve, më pas u bë pjesë e Teatrit të Baletit Ajkun.

Tafaj tregoi sesa rëndësi ka partneri në skenë.

 “Nëse ke një partnere stabël në skenë je më i lehtësuar pasi fokusohesh më tepër tek vetja. Ndërsa kur e ke me pak problem duhet të merresh edhe me të. Ne nuk është se kemi një partnere gjithmonë. Momentalisht kam Kylie Brown” u shpreh Tafaj. Balerini tregoi për marrëdhënien me Kylein.

“Është një partnere shumë e mirë dhe bashkëpunuese. Me të e kam punën më të lehtë. Në fillim ajo është stepur shumë me mua, por tani merr shumë këshilla nga unë. Por i kam mësuar edhe të kërcej vallet tona” u shpreh Tafaj.

Klevisi tregoi se së fundi do ketë një shfaqje në Itali e më pas do të rikthehet në Amerikë me punët e tij.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.