16.5 C
Tiranë
E shtunë, 4 Prill 2026

Leke Imeri

Pse gratë nuk e durojnë dot arrogancën?
Tek gratë, çdo verpim, çdo sjellje, çdo komunikim, kalon nëpërmjet mekanizmit të ndjenjave. Prandaj kritika ndaj tyre kalon menjëherë në “zonën” emocionale. Gratë e kanë të vështirë ballafaqimin me agresion dhe arrogancë prandaj, në shumë raste, më mirë zgjedhin heshtjen. Edhe kur dhunohen, përdhunohen dhe pështërohen. Të paktën, shumë prej tyre, sillen në mënyrë të tillë. Kjo nuk do të thotë se ato e kanë zgjidhur problemin. Përkundrazi, ndrydhja e ndjenjave i vë ato në pozita vuajtje, gjë kjo që, sjell pasoja të rënda për shëndetin, profesionin dhe jetën e tyre.
Dihet që, gratë, vuajnë nga tre „armiq“ të përhershëm, të rrënjëzuar brënda tyre, të cilët janë: Ndjenja e frikës, e pasigurisë dhe e fajsisë.
Gruaja gjithmonë ka frikë se, mund të ndodh diçka. Për gjithçka që nuk shkon mirë, në familje dhe punë, ajo e ndien veten fajtore. Edhe nëse nuk ka aspak faj.
Sido të sillet dhe, sado të përkushtohet, ajo gjithmonë e ndien veten të pasigurt. „Kam lënë diçka mangut ose, nuk e bëra mirë“, mendon ajo.
Çdo sjellje brutale, qoftë kjo mashkullore apo femrore, i zgjon menjiherë këta „armiq“ nga dremitja dhe, i bën ato të vuajnë shpirtërisht.
Burrat duan të jenë gjithmonë “luanë”, edhe kur nuk ngjajnë aspak me të tillë. Ata nuk duan t’i tregojnë kurrë pikat e tyre të dobëta. Tek gratë është krejt e kundërta. Ato nuk mundohen që t’i fshehin pikat e dobëta por, e keqja është se, burrat, e shfrytëzojnë një gjë të tillë, për interesat e tyre. Gratë, në shumë raste, nuk e njohin dhe as e vlerësojnë forcën e tyre. Ato e kanë mësuar përmendsh imazhin e gruas, e kanë atë në kokë dhe, nëse nuk ndihen të tilla, ndihen keq. Për të qënë sa më grua para burrit dhe, në familje, shpesh mundohen të imitojnë dikë tjetër dhe, kur nuk e arrinë atë, trishtohen, ndihen keq dhe bëhen keq.
Gëzuar ditën e dashurisë! L/Im
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.