“””””””””””””””””””””””””””””
Te dashur motra e vellezer prej :
” Shqipja ,gjuha e nenes sime ” e theksoj kete se ciles i kam dedikuar poezine e pare te librit tim te pare me poezi ” Një puthje për Ty , nga Jerusalemi ” , sepse në shtëpine e mamas sime flitej italisht mbasi nena e saj ishte Italiane ,eh c”kenaqesi ishte ne mengjesi me gjysherit e mi ,sa hapnin syte ja nisnin te kendonin pjese nga operat e Verdit ,Belinit ,Donizettit …
Ndërsa në familjen e babait flitej greqisht te trashëguar prej nga kishin ardhur apo nga ku kishin ndaluar ,ne Janine kur zbriten nga Jerusalemi ,gjuhë kjo të cilen e ruajten me “fanatizem ” me shprese se një dite rruget do te celen rruget e ata do te rikthehen ,atje ne Janinen e tyre (sic e quanin ata )gje kjo qe nuk ndodhi kurre .Neper dasma e festa kur mblidheshim te gjithe sebashku niste kenga e vallja greke ,te gjithe mernin pjese me gezim vec ne nuk kuptonim pasi ne familjen time:
Flitej vetem SHQIP
Edhe kur rruget u hapen : Ne te gjithe sebashku :
U NGJITEM NE KRAHET E SHQIPONJES per në ISRAEL . sec ish shkruar ne librin e shenjte te TORA-s.
Sot pra 27/Janari eshte nje dite e dhimbeshme ,eshte :
Dita Perkujtimore e Holokaustit ,ndaj po ripostoj dy poezite e mia “Në ëngjëll shëndruar ” , dedikuar hallës sime Fortunata e cila u martua në Janinë e prej aty sëbashku me familjen e saj të bukur dy djem e të shoqin ,gjeti vdekjen ne kampin e perqendrimit ne Mauthausen.
E poezia e dyte kushtuar kushërirës sime Anna ” Bija të Vlorës e të Jerusalemit, unë e ti Anna ” botuar ne librin e dyte me poezi “Dy gure ,dy flamuj”e nepermjet saj gjithe bija/e bije hebrew Shqiptare qe mbijetuam FALË – BESËS SHQIPTARE e asnjë nga ne :Nuk u bë Anna Frank.
I pa Haruar Kujtimi i 6 milion Hebrew .
Lexim të mbarë …
Me Respekt e Dashuri
Poetja Israelite -Shqiptare ne Amerikë
Shqipja ,gjuha e nënës sime
Në shumë gjuhë flas unë sot
në shtegtim me zogjtë mësuar
Kulla e Babelit më pushton mendjen,
por më dalin që aty dy lumenj të kulluar:
Gjuha e të parëve, gjuha e të madhit Zot,
gjuha e Toras prej shekujsh shkruar.
Por më e bukur gjuhë në botë
është ajo e nënës sime
Shqipja ,gjuhë e Perëndive.
O Perëndi, për Perëndi
Shqipja është gjuhë e bukurive!
Në gjuhën e Perëndisë belbëzova,
në gjuhën e Perëndisë dashurova.
Gjuha e Nënë Terezës,
gjuha e nënës së Aleksandërit të Madh
Shqipja më e bukura në botë
ajo, gjuha e nënës sime
Kulla e Babelit nuk ma ngatërron dot
me shqipen u jap shpirt poezive.
O Perëndi, për Perëndi
Shqipja , gjuha e mrekullive!
*************
Bija të Vlorës e të Jerusalemit, unë e ti Anna –
Poezi nga RASHEL SOLOMON
(Kushtuar kushërirës sime Dr. Anna Kohen)
Me baltën e Jerusalemit e të Vlorës gatuar
unë dhe ti, Anna Kohen, e imja kushërirë
dashuria për paqen prej Jerusalemit trashëguar,
në hojet e Vlorës u mbush plot ëmbëlsirë.
Si dy lule hapat e para hodhëm
në rrugicën tonë të vogël, por të pacak
kaçurrelat tona dhe dallgët i lodhën
kur shpupurisnin flokët qoftë edhe për pak..
U rritëm të bukura, shkëlqenim si zambak,
asnjëra prej nesh s’u bë, jo Anna Frank…
Në jetë ecëm si na mësuan prindërit
dy flamurë na dhanë të shtrëngojmë në duar,
atë kuqezi dhe tjetrin me stemën e Davidit
brenda zemrës kurrë s’i kemi zëvendësuar.
Si pëllumbeshë e paqes krahët hape në fluturim
në Kombet e Bashkuara me dy degë ullinjsh
një e ardhur nga mali i Sinait
ndërsa tjetra nga kodra e Kuzbabait.
Fole në emër të të gjithëve ne, plot dinjitet,
dhe popullit shqiptar mirënjohje i shprehe,
për Besën e Shenjtë që shpëtoi jetë,
përfshirë dhe jetët tona në Rrugicën e Hebrenjve.
Se në Shqipëri, kur bota shkrumbohej në flakë,
asnjë nga ne hebrenjtë s’u bë jo, Anna Frank…
Ti e dashur Anna, je një vajzë Vlore
dhe për ne je arkitektja engjëllore,
flamurët e vëllazërisë i mban lart
dhe historinë e gdhende me ar në pllakat.
Emrat tanë i shpëtoi besa, dashuria,
ndaj në OKB the: Rroftë Shqipëria!
Mirënjohja për ne është në gen,
Mirënjohje dhe për ty Anna Kohen!
Kenga jone ,bashkon dy shtete
Ne zemrat tona, shkrire dy Kontinente