9.5 C
Tiranë
E shtunë, 4 Prill 2026

Pjeter Marku

LIBRI I NDERIT, 23 shkurt 2022
BARDHOK PRENG PJETRI, MESUES.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme
RREGJISTROHET NE LIBRIN E NDERIT TE AKADEMISE ARTIT SHKENCES DHE LETRAVE “Mirdita”.
Lindi me 10 dhjetor 1949 në Shëngjin, Fanë, Mirditë.
Arsimin fillor e kreu në Shëngjin, ndërsa arsimin 7 vjeçare e përfundoi në Fanë.
Mbaroi Gjimnazin në Kukës si konviktor, si edhe shkollën pedagogjike po në Kukës, ku u çertifikua me diplomen mësues i ciklit të ulët.
Emërohet mësues fillimisht në Domgjon, mesues në ciklin e ulët ne vitet 1972-1975.
Me pas gjate viteve 1975 -1985 punon mesues ne shkollen 8-vjeçare Xhuxhe,
Në vitet 1985 -1998 eshte mësues në shkollen fillore Petoç, ndersa përgjatë viteve 1998 -2001 ne shkolle fillore dhe 2001-2014 shkolla 9 vjecare Shengjin cikli i lartë.
Gjithë karriera e tij si mësues përfshin 42 vjet. Eshte i klasifikuar si mësues i klasit të parë, si metodist i shkëlqyer dhe njeri nga mësuesit më të mirë. Eshte Nderuar nga Ministria e arsimit me distinktivin “Mesues i Dalluar” 1999. Ne gjithe shkollat ku ka punuar ka bere dekorimet figurative, Në vitet 70 është përfshirë në aksionin e mbledhjes se folklorit dhe fjalëve të urta popullore në zonën e Fanit .
Ne vitet 1972-1986 eshte organizator dhe pjesmarrës në grupet artistike në Fane, si dhe pjesmarres aktiv ne konkurimet si instrumentist e valltar, si edhe pjesmarres ne spartakiadat ne shkolle rrethesh ne Kukes e Mirdite.
Ne vitet 1973 -2000 eshte shoqerues me pionieret ne kampet e pushimeve Durres, Golem dhe Shengjine LEZHE.
Tre legjislatura ka qene antar i keshillit te komunes Fane. Tani ushtron funksionin e kryetarit te keshillit te fshatit Shengjin.
Është dekoruar nga kuvendi popullor 1987 me “Naim Frashri i Klasit te III-te.
Akademia Artit Shkences dhe letrave Mirdita i ka akorduar cmimin “Ndrec Ndue Gjoka” 2020.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.