Përplasja Rusi Ukrainë dhe Nato në gadishmëri!
Më pyesin të ndryshëm për qëndrimin tim, po e formuloj si më poshtë;
Personalisht qëndrimi im është, kur s’kam pula pse të bëj usht kot. Me të drejtë do thoni popujt çfarë faji kanë kur qeveritëi çojnë në luftë.
Përgigja është brenda pyetjes suaj.
Popujt kanë përfaqësuesit dhe qeveritë e tyre sipas kokës së tyre. Nëse nuk duan të vriten, me atë lehtësi që marrin armët për luftë me të njëjtën lehtësi ti kthejnë andej nga duhet dhe jo nga andej nga i urdhërojnë. Ky është varianti i zgjedhjes së popujve kundër luftës e të merren më shumë me formimin e vetes dhe të zgjedhjes së qeverive që i përfaqësojnë e ti bëjnë me hir e me pahir tu dëgjohen kërkesat e kundërshtimet e tyre nëse ata i shpërfillin dhe i anashkalojnë.

Meqënëse asnjëra palë nuk e zbaton këtë, atëherë kush jam unë t’u them sllavëve ç’të bëjnë? Kush jam unë të zgjoj te ata ndërgjegjen e formuar dhe humanizmit në veçanti e në tërësi në një kohë që nuk mund të zgjoj e ndërgjegjsoj miliona shqipfolsa të rajonit e në mbarë botën?!
Askushi!
Dalim në konkluzionin se sllavët t’a gjejnë mes veti ashtu siç e kanë prishur muhabetin mes tyre.
Unë duhet të shoh çfarë mund të bëj në aspektin vendas në një kohë që jemi ku thërret qameti.
Putini nuk është as lenini, as stalini, as marksi e as më pak engelsi me shokë. Kur rusët nuk i mbrojnë e nuk ngrihen kush jam unë ti mbroj ata ndërkoh që nuk më takon ajo sfidë. Nga ana tjetër kemi Enverin, i cili doli nga Traktati i Varshavës për të njëjtat arsye që u bë sulmi në ukrainë si në çekosllovaki dekada më parë gjoja nën termat e mbrojtjes së bllokut.
Me pak fjalë, mbështetja apo jo e imja ndaj rusoukrainasve nuk ka asnjë rëndësi. Ata zihen për mustaqet e çelos, të dy palët ballista, vjen xhandari ndërkombëtar (amerikoni) i ndan Ata do përplasen punë për ta. Ashtu siç nuk u ka plasur atyre kur janë përplasur të parët e mi në luftra shekullore kundër grabitqrëve të ndryshëm kundër dyndjeve të uralëve, sllavëve, araboturkosllavogrekolatine. Me pak fjalë u kthej restot shekullore.
Ajo që më shqetëson është se ne si shtet prej tre dekadash jemi në një gjëndje kritike e të mjerueshme pa ushtri, pa mbrojtje, pa qëndra e vendstrehime për kohë lufte, ndërkoh që ato që ishin para 90ës u shkatërruan me urrejtje e mllef nën etiketat antikombëtare e antishqiptare duke na ekspozuar nga të gjitha anët meqënëse jemi të rrethuar nga grabitqarët tanë shekullorë araboturkosllavogrekolatinë, (te sllavët futen edhe rusët për ju që i doni çeçe kalamajsh). Nga këta kush do na mbrojë?
Putini apo Nato?
Deri sa të ndezin dritën jeshile të gjithë anëtarët e Nato-s shqiptarizmit i ka dalë tymi as hiri nuk do i mbetet kur të veprojë NATO. Njësoj siç po ndodh në Ukrainë.
Kjo situatë duhet të na kthjellojë e të na bëjë më të qartë se në çgjëndje duhet të zhvillohemi e të mbrohemi.
Ne jemi pa ushtri, pa flotë luftarake, pa rezervista, vetëm disa qindra mercenarë me rrogë, por pa pikë ndjenje kombëtare e atdhetare në mbrojtje të kufijve e me një rini të droguar deri në gjenezë.
Pavarësisht të gjithave që u përmendën më lartë presidencopozita mblodhi komisionin e sigurisë për të studjuar informacionet që u vijnë për astet dhe kapitalin e tyre. Komisioni nuk u mblodh për gadishmërinë apo mbrojtjen e vendit meqse ne nuk kemi asgjë nga ato që u lartpërmendën. U mblodhën të gjejnë mënyrë shpëtimi për kokën, kapitalin, asetet e “paprekura” në këto vende të ish bashkimit sovjetik që janën nën mbikqyrjen e moskës.
Abuzimi i pushtetit me mbledhjet e komisionit të sigurisë është një shkelje flagrante e presidencopozitës që mbahet shënim ashtu siç bëjnë shahistët kur luajnë në kampionat. Kupola e jashtëqitjes qan paret që na grabitën por nuk dinë si ti lëvizin pas lajmit të rënies 70% të bursës ruse. Këto janë informacione që njeriu duhet të bëj lidhjen e të kuptojë çfarëndodh konkretisht prapa kësaj.
Dikush do thotë je në metro do shtrenjtohet gazi në europë.
Mua s’më plas për Europën, problemi i tyre, fundja indiferentizmi dhe mirëqënia e popullsive tyre kaq dekada ka kosto. Dikur paguanin lirë, kanë kursyer dy pare më njanë. Tani do paguajnë më shtrenjtë, kështu e ka ekonomia e tregut të lirë. Të jep në 90ën e ti merr kur u do qefi sipas shigjetës në bursën botërore. Këtë nuk e shpika unë është abc-ja e dhjerokracisë e gjeta mes jush. Fundja çdo shtet anëtar i BE-së ka qeveritë e tyre për të menduar për popullsitë e tyre. Mua më intereson çfarë do përfitoj unë si shqiptare në Shqipëri (e theksoj në vend jo shqipfolës nëpër botë) duke e përkthyer në zhvillim, mirëqënie këtë situatë e përplasje. Kur nuk ju plasi juve për këtë vend e për mua përse duhet të mëplasi për vendet e tjera që se kanë çarë kokën për këtë tokë e për mua?!
Jemi jek jek që mos filloni me ato idjotsitë tuaja.
Shtojmë në këtë kolazh informacionesh edhe Lukashenkon, aleati i Putinit dhe i salikmon presidencopozitës që deklaroi për armatimet me rreze që arrijnë deri në Berlin.
Më pas kemi qëndrimin e Anglisë për një shqyrtim të bllokimit të aseteve të oligarkëve rus në Bretaninë e madhe. Nëse kjo prek Abramoviçin e Çelsit, unë vras mndjen çdo ndodhi me likmonën dhe seltikun e tyre në Skoci?
Likmona si shejtandjallëzuar që janë blenë ekipin Skocez jo se vdesin pas skocezëve, por situatës mes bretanisë, skocisë dhe BE – së. Kanë menduar se nuk i prek lapsi i sanksioneve financiare. Eh, sa të cekët janë të djallëzuarit, sado që të mundohen kurrë nuk do munden t’ja hedhin të mençurve, të urrtëve, të diturve!
Të gjitha këto të dhëna i marr si parametra për të zgjidhur problemin tim, të vendit ku jetoj dhe shqiptarizmit botë e në rajon.
Çështja është, çdo bëjnë salikmonedluluh shpk me paret e asetet e tyre në këto vende, ose në vendet e europës, shba dhe anglinë që po vendosin sanksione kundër rusisë dhe prorusëve?
Çfarë do fitoj ekonomia jonë nga bllokimi i aseteve të krimit të organizuar politik në rajon nëpërmjet këtij konflikti?
Fitojmë kapitalin dhe asetet jashtë vendit të politikës së korruptuar që janë vendosur në listën e zezë të vendeve perëndimore?
Fitojmë një pozicionim të ri të Shqipërisë nëpërmjet anëtarësimit në komisionin e sigurisë, pozicionim të Kosovës në organizmat ndërkombëtare dhe në arenën botërore, nëpërmjet forcimit të shqiptarizmit në rajon?
Këto janë pikat që më gërricin llogjikën time sipërfaqësore në momente kritike si kjo që kalojmë.
Pastaj çështjeve fajtorë jo fajtorë, të pafajshëm apo jo, nuk janë për mua, por për në botën tjetër do u përgjigjen zotat tuaj. Në këtë jetë nuk ka asnjë plotësisht të pafajshëm të gjithë jemi pak nga të gjitha që nga momenti që frymojmë e dalim në jetë. Kështu thonë fetë tuaja; “jemi mëkatarë, të lindur e të ardhur nga mëkati” prandaj nuk shqetësohem me çështje të tilla meqë as pd, ps, lesheli, salikmonedlulush shpk presidenopozita nuk e vrasin për këto çështje krimesh, mëkatesh në ditët e kiametit armagedhon.
Çështja është si veprojmë në situata kritike për të mirën e komunitetit në të cilin jetojmë?! Kjo është çështja.
Ashtu siç nuk mund ti jap mënd botës çdo bëjnë në shpinë e tyre, do vriten, do pajtohen, do bashkohen, do ndahen,do puthen, do bëjnë dashuri apo do therren në një kohë kur shpia/shteti im nuk ka as mure, as çati. E drejta e tyre të zgjedhin të hanë kokat mes veti për arsyet e tyre.
Tingëlloj si naziste, apo si komuniste?
Deri sa ta ndani ju do ngeleni pa tutorët salikmonedlulush shpk dhe ata pa asetet e tyre që i kanë shpërndarë nëpër botë.
Kaq nga unë sot! Kuptuat gjë apo prapë unë e kam fajin që do mallkojnë pushtetarët tuaj?!
Ps. Shreku fevzo ç’ne që nuk je marrë kto vite për postimet, publikimet, artikujt apo nuk të kanë cicërruar në vesh tutorët e tu?!
Nuk më ngelet qefi thjesht të qaj hallin që s’do marrësh medalje nga likmona. Ore dreq se mos e bëni për inat e i jepni ndonjë kaçole si disident analësh?! Jo për gjë, por e bëni ju edhe këtë pa problem fare.