Urejtja ime eshtë dhimbje për atë popull që nuk kuptuan kurrë se çfarë është në të vërtetë diktatura.
Nga vetmia mësova si të kujdesesha për veten.
Nga urrejtja mësova si të doja jetën.

Nga burgjet dhe internimet mësova ç’ishte dashuria dhe emrin e vërtetë të saj.
Që të ndryshosh stinët e shpirtit tënd, duhesh të kesh diellin në kraharor.
Që të mos zhgënjesh veten duhet të kuptosh se Zoti nuk eshtë në asnjë vend tjetër, përveç në forcen dhe dashurinë që kemi per jetën dhe gjithëçka që na rrethon.
Dua t’u them një gjë, që të kuptosh vërtetë çfarë eshtë njeriu me pushtet, çfarë janë kollarexhinjet, grushti fortë, pa e provuar doren e zezë të tyre nuk eshtë e lehtë të kuptosh ketë botë sataniste.
Ndaj kur një i vuajtur apo njëi moshuar ju thotë; se jeta jonë eshtë në duart e kriminelëve, skizofrenve të heshtur, kollarexhinjeve me xhepa të majme, qe ushqimi tyre eshtë gjaku dhe mishi i fëmijëve tanë ju duhet t’i thërrisni logjikës dhe jo të vraponi duke u vaksinuar.
Unë nuk jam asgje, por të jeni të bindur se çdo person ka një dritë brenda vetes dhe për mua e ka emrin ” Forcë “, që i lejon të ketë vetë vlerësim të lartë dhe të jetë krenar për atë që është.
Është kjo forcë dhe vuajtjet që më kanë bërë të jap nga vetja atë çfarë jeta më ka mësuar dhe të dua njeriun.
Kush më thotë nga ju a e dini çdo të thotë të këndosh pa zë, dhe kur ti vjen në vete lotët nuk i ndal dot.
Kush më thotë nga ju, çdo të thotë të shkruash një poezi për fëminë qe ta ka vrarë njeriu me pushtet dhe të ndihesh sikur e ke gjallë, por nga mosmarrja e frymës përmendesh dhe kupton që të vdekurit nuk kthehen kurrë.
Të gjitha këto më mësuan të vlerësoj, te kuptoj, të injoroj.
Po ajo që më lumturon eshtë se unë arrita edhe të ndryshoj të gjithë ata që më besuan.
Ndaj unë dua t’ju them të gjithëve, që ata duan të na vrasin dhe nuk po hyj nëpër të tjera detaje, sepse tani e di gjithë bota për çfarë duan të na vrasin.
Ndaj ju që shani nëper komente me llafe të kota e kini gabim.
Unë kam vuajtur atë që ju do e vuani tani dhe nuk ua deshiroj kurrë.
Nuk jam këtu për t’u bindur juve se ndonjë e mendon vërtetë, jo… nuk dua të bindet askush me ato çfarë shkruaj e flas, sepse çdokush i sheh gjërat sipas pikëpamjes së vetë.
Mësojeni tani, jam këtu për të zgjuar njerëzit nga gjumi thellë të shohin dhe të kuptojnëse në ç’bote kemi jetuar dhe jetojmë.
Nuk ju them besomëni mua.
Unë them kërkoni zbuloni të verteten, por që të kërkosh të vërtetën zbulimet janë ca të vështira, që jo të gjithë janë të aftë ta bëjnë.
Është edhe diçka tjetër, dhe ajo diçka tjetër eshtë te ndjesh dhimbje për njerëzit pa marrë parasysh pa diturinë e tyre dhe dembelizmin që nuk lëvizin një gur të hapin rrugën e tyre por i duan qofte në goj, dhe kollarexhinjet ja u njohin mendjen ndaj varrin ju kanë bërë gati.
Shikoj shumë komente dhe më vjen keq vërtetë, për gjykimin e tyre të pa logjikshëm.
Ju nuk duhet të kapeni mbas një foto dhe ta bëni namin, por të kuptoni atë çka është shkruar mbi të.