GËZUAR DATËLINDJEN NËNË 
HAPPY BIRTHDAY MATHER
Në ditëlindjen tënde nënë
Fjala jote e ëmbël dhe çdo
plagë ma shëron
Në këtë ditë nënë fjalët për ty i
kam lumë
Sa gëzimin e kanë sytë e mi
Për ta kujtue fytyrën tënde
heroinë
Vetëm me ty nënë diellin e
shohim ma mirë
Lumë nëna jonë na beko nga
atje ku je
Se je engjëll ynë i bardhë
Në zemrat tona mbetesh
thesar
Pë ty nënë digjem çdo ditë
Se nëpër rrugët e botës u treta
Aty ku nuk më gjënë as loti yt
Njëqin lule për këtë ditë NËNË
“”””””””””””””””””””
E BLERTA E PRANVERËS
Nën tingujt e kitarës sime
Takohem me këngën e
bilbilave
Takim i shtrejtë i se dieles
Buzëqeshje më i fal jetës
Dhe shpresa sa vjen e shtohet
Më u çmall me arromë
trëndafilash
Tokës më i urue shi dhe dritë
dielli
Sot sa nuk kanë ardhë stuhitë
e acarta
Tek i ndërroj dy fjalë të bukura
me fjalën
Vitet e mija i numëroj orë e çast
Pa dhembie e thëras jetën të
më jetë pranë
Atëherë unë ose ti do të
bëhemi trëndafil.
Shkup 18 shkurt 2022
“””””””””””””””””””””
“Ajo pikturon ëndërra.
Mundohet ta ngjyros jetën e saj, asgjë më tepër. Ajo pikturon botën pa dhimbje, lot dhe zhgënjim, një botë shumëngjyrëshe ku gjithçka është e pastër.
Një botë pa trishtim dhe braktisje.
Një botë brenda së cilës askush nuk e paragjykon.
Një botë me premtime, një botë pa hipokrizi.
Një botë të thjeshtë pa njerëz me dy fytyra.
Një botë ku të ndihet vetvetja.
Ajo pikturon lumturinë.Ajo pikturon gjithçka që nuk mund të ketë në realitet…”