“””””””””””””””””””””””””
BABA LUFTOJ ME DHIMBJEN
Nuk e njoh këtë lloj lufte,
Ndaj vdekjes ,s’kam armë të përdor
U bënë vite që të kam humbur
Më mungon njësoj
Kundrejt ndjenjave
Jemi të çarmatosur
Se ato,ekzistojnë vërtet,
I shpëtojnë çdo çensure
Me to bëhesh “preh”
Ne fajësojmë një gjest,një fjalë
Por ndjenjat jo, mbi to s’mbëtet fuqi,
Disa fjalë rriten, brenda zemrës
Gëdhenden thellë në shpirt.
Gjithkund ka gjurmë të dhimbjes
E lehtë është dhimbja që flet
Më e rënda bëhet memece
Baba,mungesa jote më vret !
19 Shkurt 2022