S’ka ngjyrë dashuria
Shikoje jetën në sy çdo orë përditë.
Se loja e përpjekjes është e pafundme!
Aty rrugica e fatit në terr kërkon dritë.
Dhe vitrina e fjalës bëhet e padukshme.
Bëhu shpirtgjërë, i matur dhe i drejtë.
Se gjesti human nuk do gojë të flasë!
Të ndihmosh jetimin është e thjeshtë.
Pak bukë, një rrobë, ujë dhe gjellë në tas.
Në bulevardin e ditës mos ec serbes.
Kur sheh të pastrehët hidh një kuvertë!
S’ka dallim race kur kalon keq dhe stres.
Gjuha e përçmimit s’vlën asnjë cent.
Mos përqesh të tallësh botën e artë.
Ai quhet njeri me aftësi të kufizuar.
Askush nuk e zgjodhi talentin e pafat.
Nuancat e ngjyrave Zoti i ka krijuar.
Kur udhëton në tren dhe në autobuz.
Ngrihu, bëji vënd të moshuarit të ulet!
Ndihmoje me respekt mos e përbuz.
Se tek ky brez kocka si gjëmb ngulet!
Mos e duaj jetën vetëm brenda gardhit me purteka!
E mos e mat veten me hijen e mëngjesit të bardhë!
Shih se sa ngjyra të bukura do të marrë jeta.
Kur zemrën e hap për të tjerë nevojtarë!
Të gjithë marrin pjesë në këtë sport.
Aty s’ka modë e ngjyrë dashuria.
Ajo nuk njeh shtet, kufi, mur dhe fond.
Ngjan si penicilina që shpik mirësia.
Mimoza Halili
Shkeputur nga libri” Kodi i dashurisë”
“”””””””””””””””””””””””””””””
Buzëqeshja jote e bukur
Të adhuroj buzëqeshjen tënde të bukur.
Në gjithë labirintet e saj si rreze jam futur.
Më josh më fort se pikëla e parfumit më të çmuar.
Me ngjyrat e jetës ajo më ka zbukuruar.
Me buzëqeshjen e ëmbël udhëtoj përditë.
Më zbukuron më shumë se floriri që stolis gjinë.
Ne partiturën e fjalës një notë ma bën turbinë . .
Si kavaljer çapkën këndon për dashurinë.
Më është buzëqeshja jote si avulli i brazdës
Si për cudi më përngjan si ujëvarë e Nigarës.
Si gurë kristali më bën princeshë me nur
Puthjen e ajthme skalis si dekor në pikturë.
Sikur e kam prekur atë buzëqeshje një jetë.
Në akordet e zemrës është dhuratë e shtrenjtë
Në çdo stacion të hapave trokoj me ty.
Sikur çdo natë marr biletë vallzimi për të dy.
E në teleferikun e mbresave ngjitem me mirësinë.
Me aromën e flirtit i jap netëve virgjërinë.
Nuk i njoh gjithë buzëqeshjet që ka një botë.
Por kur e puth atë, më duket se jam si era në tokë.