Vendi, ku nxitojnë rremat,
Vendi, ku enigmat shpërthejnë,
Vendi ku kurdisen bëmat,
Kazani, ku intrigat ziejnë.
Janë mendja, imagjinata,
Janë degradimi i iluzioneve,
Janë dhunimi i netëve të gjata,
Logu i egoizmit të pasioneve.
Janë pjellë e nxirë e krijesës,
Janë strofka e vatrës së zjarrit,
Janë shenjë e fikjes së kujtesës,
Dueli n’mes të urtit e të marrit.
Janë pjesë e filozofisë së jetës,
Janë lumturia e mosqënies ,
Janë zhgënjimi i vetëvetes,
Janë stacioni i fundit i mendjes.
Notimi, në dhumin e vërshimeve ,
Vrapimi në rrugën e pakapur,
Zhgënjimi, në lëmin e zhgënjimeve,
Shëmbje, në shtegun e pahapur.
Janë sinonim kufome të mpirë,
Apo një magazinë e boshatisur,
Janë ëndrra, që vozisin në hapësirë,
Të mbartura nga një re e grisur.
Janë veç një qiell i nxirë,
Janë një mori qelizash pa jetë,
Janë kokrriza rëre në shkretëtirë,
Që stuhitë i përflakin në det.
Isuf Sokoli
Bolzano: Data, 4 mars 2022.