DO VINI ME PRANVEREN…
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Nese nje dite do te humbas
ne pyllin e kujtimeve te mia…
Pluhuri i kohes nuk do te mbuloje
portretin tuaj engjellor,
nuk do ta dekompozoje,
si gjethet e thata bien nga pemet
Mbulojne token e virgjer,
ne stine vjeshte..
Ju si nje fllad i lehte,
do vini me pranveren
nga gjumi dimeror, duke me zgjuar
ne vegime te reja, do me çoni..
Natyren e lulezuar, per ta shijuar
çfaqur si parajse e vertete…!!
*****************************
Portreti yt moj vashë
shembellen aq bukur
sa shpesh here me ngjason
me stinen e pranveres
kur vjen pa pritur,
sa ne dashuri me ty rrashë..
Si flutur krahe shkruar,
vjen rrotull, degeve te shpirtit..
Dikush se besoj !?
Kesaj bote te marre, kudo qe te vesh
ne syte e mi, do mbetesh,
Drita e nje ylli e pa shuar,
zbritur pren galaksive..
Udhes jete ku do kaloj
ta kem te ndriçuar..
Vargje kam per te shkruar
per ty o zemer e dritheruar
Nuk e kam te lehte, te jem i larguar,
nga syte e tu te bukur, plot magji
shkelqejne si reze ylberi
qiellit te shpirti tim,
ne vite lenduar,
nga stinet mbushur me viruse..
Kerkon te gjeje prehje dhe qetesi,
sjell emocione me zerin tuaj,
ndjehem me i ri,
shijuar afshin e nxehtë
nga e embla dashuri…!!
Eh, sa gjera te sheh syri…..
……Mos u çudit o njeri..!!
Te gjitha nuk realizohen,
bej durim o shpirti im..!!