25 Marsi 1990 do mbetët kujtim
Çdo shqipëtar u çlirua nga frika nga ai regjim
Seç shpërthyen por si rrufeja
Vëllezërit IIir dhe Rexhep Rrugeja
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Dhëmbë për dhëmbë me policinë
Kërkojnë lirinë dhe demokracinë
U çudit vendi u çudit dynjaja
Nga këto dy trima nga Kavaja
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
U bëjnë thirrje që të dorëzohen
Po nuk pranojnë të kopromentohen
Jemi të pastër nuk jemi pis
Me komunizmin s’ka kompromis
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Sikur të na e rrjepni edhe lëkurën
Nuk pajtohemi me diktaturën
Sikur të na vrasin dhe të na presin
Njëher kemi lindur dhe njëher do vdesim
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Rrethohet vendi me polici
I arrestojnë në pabesi
Në degën e brëndshme i dërgojnë
I rrahin i mbysin i masakrojnë
“””””””””””‘””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Qëndruan heronjë tamam si burrat
Që nuk u mposhtën nga torturat
Muret e birucave u lanë me gjak
Këto djem trima s’u trëmben aspak
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Ah moj nënë të qofshim falë
Ndoshta s’dalim prej këtej të gjallë
Ti na ke rritur dhe këshilluar
Atdheun tonë për të mos e turpëruar
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Me shumë mundime na ke rritur
Brez pas brezi s’jemi koritur
Të betohemi për diell e hënë
Të puthim duart një mijë herë moj nënë
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Unë e shkrova këtë poezi
Që ta di dhe ky brezi i ri
Që kush luftoi për demokraci
Që i bekoftë kjo perëndi
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Por Katovica jeton dhe sot
Që ka sjellë veç dhembje lot veç lot
Por vëllezërit Rrugeja jetojnë dhe sot
Me asnjë llojë forme s’i frikësuat dot
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Lulja dhe mund të vyshket
Hekuri dhe mund të ndryshket
Dhe bota mund të shkatërrohet
Por historia e tyre kurrë s’mund të mohohet
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””‘”””””””””””””””””””
Autor (Leonardo Nika)