Dramë me tre akte: Shoqëria e përmjerë shqiptare!
6 MARS 2016
1 – Skena e parë. Gratë kafeneve thashethemexhojnë!
Bana duke pirë kafen e mëngjesit me miken silën, qënka në mendime dhe shqetësohet për shpenzimet, rrogën dhe kursimet. Nga ana tjetër flet për dyfishin e prishjeve/shpenzimeve, vrasim mëndjen se, si i dalin këto llogari të prishjes së dyfishit më bën habi. Mundohem t’a vras kaplloqen time, por prap nuk arrij t’a kuptoj sesi arrin ti dalin llogaritë ndërkoh që, ajo, maja, plaku mere dhe qorri na bllokuan çdo transaksion financiar bankar prej dy vitesh. Do dërgoj për të gjitha këto që keni bërë në këto dy vjet notë protestë te rruga elbasanit dhe të shohim se kush nga ne do gjej të drejtën e vetë.
2 – Skena e dytë. Kupola politike reflekton!
Diku në një cep të kafenesë së kuvendit ndodhen kokë më kokë të ulur, bisedontas me zë të ulur tutori i politikës Saliu me dobiçin e tij, Liken. I ka zënë meraku për ligjet e drejtësisë që do diskutohen përpara se të votohen.
– Saliu i djallëzuar i drejtohet me zë të dridhur se, duke filluar nga nesër do duhet të diskutojnë dhe shton se është i mendimit për efekt zbukurues dekorativ të jenë prezentë edhe përfaqësues të palës së negociatorëve.
– Likja nga ana tjetër bie dakort, se do të ishte një mënyrë e mirë për të treguar shenjë bashkpunimi dhe mbase zbusin masat pas reformës.
Ju doni e kërkoni b/punim tani që nuk ka pikë vlere, por çështja është a kërkon pala tjetër b/punim me palën tuaj humbëse..? Kjo është çështja madhore që do duhet t’ju shqetësojë në këto momente reflektimi e meditimi.
3 – Skena e tretë. Gjyqsori e politika kanë hallet e veta!
Diku larg skenave të para një histori tjetër ndërthuret midis personazheve kryesorë të gjyqësorit.
Baballarë, krushqi, farefisnor janë hedhur në sulm për të mbrojtur diçka ose dikë nga të afërmit e tyre, ose dhe vetveten nga lapsi kopjativ i drejtësisë që ka filluar të mbaj shënime. Po ju sjell një bisedë midis dy politikanëve, njëri kërkon ndihmë nga më i madhi.
Bashkëbiseduesi i parë.
– Ore janë në vete këta? Mbi dyqind gjykatës dhe prokuror i kanë futur në listën e zezë! Shiko, nëse mundesh të bësh diçka për atë familjarin tim, të lutem.
Bashkëbiseduesi i dytë.
– Nuk kam çfarë të bëj në këtë rast, nuk varet asgjë nga unë, janë me vendim të prerë nga rruga e elbasanit dhe aty nuk kemi kopetenca politike, as dipllomatike ndërhyrjeje.
Të tre skenat janë të qarta të kuptoni se, çfarë bëjnë këta tutorët tuaj në prapaskenë, ndërkoh që, ju kanë nxjerrë të prostituoni brenda dhe jashtë vendit në mënyrë për të siguruar dhe garantuar qëndrimin e tyre në pushtet.
Ju nga ana tjetër qëndroni indiferent për veten dhe jetën tuaj. Vrituni e therruni me njëri tjetrin, distancohuni nga përballimi i problematikave tuaja dita ditës, por mos Guxoni të flisni për padrejtësi.
Ju, të gjithë pa përjashtim krahine, gjinie, partie keni genin e padrejtësisë të zhvilluar në vetvete dhe në rrethin tuaj familjaro shoqëror. Durojini tutorët tuaj, jeni bashkëfajtorë në bashkëvuajtjen tuaj.