12.5 C
Tiranë
E premte, 3 Prill 2026

Drita Islami

CHARL DE GOL, duke udhëtuar me veturë për në pallatin Presedencial në Paris, papritmas urdhëron shoferin e tij që të ndal makinën, ngase në trotuarin e rrugës vërejti një plak me një shkopkrabë në dorë, me flokë të thinjura të mbuluara me një kapelë dhe me një veshje të modës së varfërisë, i dual përpara dhe me një përkulje i’u drejtua me fjalët: Mësuesi i im! Plaku e pyeti: kush jeni ju që po më drejtoheni me këto fjalë? Degoli i përgjigjet: jam Charl De Gol, presidenti i Francës, ndërsa ju jeni mësuesi i im që më mësoi shkronjat e para të alfabetit dhe në këtë rast De Goli i ofroi privilegje mësuesit, por ai nuk pranoi duke i thënë: a ka privilegj më të madh për mua se nxënësi i im sot udhëheq Atdheun tim Francën?! Pra nuk ka ndonjë nocion më të lartë se të mbashë titullin e mësuesit!.

Dhe me këtë rast uroj , të gjithë mësonjesit, që me të vërtetë me meritë e mbajnë këtë titull të shenjtë.

“”””””””””””””””””””

“Nuk kam më durim për disa gjëra, jo se jam bërë arrogante, por thjesht sepse kam arritur një pikë në jetën time, ku nuk dua të humbas më shumë kohë me atë që nuk më pëlqen apo më lëndon. Nuk kam durim për cinizëm, kritika të tepruara dhe kërkesa të çfarëdo natyre. Kam humbur vullnetin për t’i kënaqur ata që nuk ju pëlqej unë, për t’i dashur ata që nuk më duan, dhe për të buzëqeshur me ata që nuk duan të buzëqeshni me mua.
Nuk harxhoj as një minutë të vetme me ata që gënjejnë apo duan të manipulojnë. Unë vendosa të mos bashkëjetoj më me shtirje, hipokrizinë, pandershmërinë dhe lavdërimin e rrejshëm. Nuk toleroj shkollim selektiv as arrogancë akademike. Nuk përshtatem as me thashethemet popullore. Urrej konfliktet dhe krahasimet. Unë besoj në një botë të të kundërtave dhe për këtë unë i shmang njerëzit me personalitet të ngurtë dhe të pandryshueshëm. Në miqësi nuk më pëlqen pabesia dhe tradhtia. Unë nuk jam me ata që nuk dinë si të japin një kompliment apo një fjalë inkurajimi. Ekzagjerimet më bezdisin, dhe me vështirësi i pranoj ata që nuk i duan kafshët. Dhe më kryesorja, unë nuk kam durim për secilin që nuk e meriton durimin tim.”

– Aktorja dhe filantropja amerikane Meryl Streep. E përkthyer nga anglishtja.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.