Të dashur vëllezër, të dashura motra, të dashura nëna,
# Ju përshëndes në emër të Klubit Letrar ‘’ Zahir Pajaziti’’, në Podujevë. Vie nga Llapi, vie më porosinë e Zahir Pajazitit, vie të ju them: Qe ju jeni nderi dhe krenaria qe ne sot po e gëzojmë lirinë, ju motra, gra, nëna, ju qe këtij vendi, atdheut i dhatë vëllezërit tuaj, i dhatë burrat tuaj, i dhatë djemtë tuaj, ne qe kemi gjak shqiptari, ne qe frymëzohemi më luftën e luftëtarëve, të Dëshmorëve, ne jemi mirënjohës për gjakun e të gjithë dëshmorëve që derdhen për atdhe të lirë, për liri të Dardanisë Antike, për Liri të Kosovës.
– Sa të kemi frymë ne dhe të jetojmë mbi këtë tokë, do e çmojmë gjakun e derdhur dhe luftën e Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftën e lavdishme të Ushtrisë Kombëtare, se Betimi i të gjithë Dëshmorëve ishte qe të Çlirohen të gjitha Tokat Shqiptare dhe t’i Bashkohen Nënës Shqipëri.
-Në emër të Klubit Letrar ‘’ Zahir Pajaziti’’, e falënderoj Shoqatën e Gratë e Dëshmorëve, i falënderoj për ftesën qe na kanë bërë, faleminderit shumë e nderuara kryetare, grua e dëshmorit zonja,
Xhyhere Vezaj Maqkaj , jemi të nderuar që gjendemi sot këtu, në mes jush…
-Dëshmorët i veshën këmishët e bardha, këmishët e tyre u bërën më gjak për liri të fjalës, për ne që të gëzojmë sot lirinë, për ne qe sot të flasim dhe të shkruajmë gjuhën e bukur shqipe, qe ne të flasim shqip. Nderime për të gjithë dëshmorët që derdhen gjakun për liri.
– Sot para juve do lexoj një poezi kushtuar një gruaje, një poezi qe i kushtohet nënës së dëshmorëve, sakrifikuesve më të mëdhenj të kombit, nënës së Adem e Hamzë Jashari. Po dhe kjo grua është dëshmore, ra në betejën e Jasharajve, Zahide Shaban Jashari.
GRUA E HEKURT NË LUFTË PËR LIRI
Fytyra e saj shëndrit si drita e hënës
Në shpirt mban ngrohtësi të nënës
Fjalët e saj ngritën trima në permendore
Madhështia e nënës Zahide Geci Jashari
Në kokë mban shaminë e kombit shqiptar
Në ngrohtësinë e diellit përkundi djepa lirie
Duke kënduar këngën te koka e fëmijëve
-U bëfshi dëshmorë për kombin shqiptar
Në kullën ku përherë po valonte flamuri
Ngjyrat e shqipes po rrinin mbi kokën e Ademit
Hamza ia thotë këngës me çifteli i ulur këmbëkryq
Nëna Zahide i përqafoi e ua dhuroi kurorën
Nënë që lindi trima, u kthyen në dëshmorë
Plumbat i bënë edhe me të fortë gjatë udhës
Në shaminë e nënëlokes ishte qëndisur jeta
Në mes furtunës dhe vdekjes po qëndon lokja
Me pushkë në dorë e kurrë nuk u nënshtruan
Vdekjes i dolën në ballë për Dardani Antike
U flijuan për liri që të jenë gjallë pas vdekjes
Në historinë e adheut emri iu shkrua Zahides
Ranë në gjumë që të zgjohen të rilindur
Koha ia mban mbi kulla fotografinë në flamur
Qielli ndriçon me figurën e nënës së betuar
Lirinë ta fitojmë, o të gjithë të vdesim për atdheun
Amaneti i saj udhëtoi në adresën me emër
Gjak për liri e shkëmb në fortesë të atdheut
Shqiponja e përqafoi e mori në fluturim në qiell
Nënë Zahide Jashari- grua e ngritur në kurorë lirie
# Isha i nderuar që isha pjesë e Manifestimit Epopeja e UÇK-së, për nder të flakës së zjarreve të Organizuar nga Gratë e Dëshmorëve, Prizren #