Gëzuar ;7 Marsin.
Gërmat e poezisë në festën e 7 Marsit ,
Shëndrijnē si yjet nē qiell me plot shkëlqim,
Mësuese çdo shkronjë në faqen e oazit ,
Vjen për ty e dashur si ma i bukuri urim.
Ti që më mësove A-B-C-në Shqipe,
Gjuhën e zotit siç thoshte i madhi Fishta ,
Detyra më e shënjtëruara e ma sublime,
Më është gjuha e jeme që ambël e qëndisa.
Sa mësues u vranë në luftë pêr ty dritë fanari,
Dikush nuk donte të arsimohej Shqiptari,
Sa arsimtarë ranë nē betejat për lirin e fjalês,
T’i mēsojmē brezave gërmat e arta të Abetares.
Gêzuar festën ju o misionarët e dijes ,
Gjuha jonë e bukur Shqipe mësohet në liri,
Bekime e urata keni nga bijtë e Shqipes
Udhërrëfyes , të jeni për brezin tonë të ri.
Të ecim përpara për ty moj e bukura Shqypni.
Si testament në zemra , ruajtur gjuha jote Arbëri.
Autore :
Bukurie Buçpapaj
7.3.2022.