9.5 C
Tiranë
E premte, 3 Prill 2026

Anna Hida

Ndërsa shoh mijëra refugjat të Ukrahinës, unë kujtoj dhimbjet e popullit tim…
Gazeta zyrtare e Romës e vitit 1912 shkruante:
Dy luftime të rënda kanë ndodhur me 4 dhe me 5 korrik në Istok pranë Pejës dhe në Sogai në rrethin e Gjakovës për të cilat nuk kemi të dhëna.
Qeveria (Turke) me qëllim që të godasë kryetarët e kryengritësve ka propozuar të dërgojë në internim bijtë dhe gratë e tyre ( të afërmit e kryengritlsve) në Anadoll.
Shumë prej këtyre familjeve janë trasportuar atje të shoqëruar me ushtarë .
Popullsia myslymane është shumë e indinjuar për këtë problem dhe shumë personalitete të shquara i kanë kërkuar favore konsullatës Angleze në Shkup për të ndërhyrë për këta të pafajshëm.
Nga Selaniku , një dezertor, ( kuptohet shqiptar ) tenenti Adil ka lënë Shkupin për një drejtim të paditur i shoqëruar nga 40 shqiptarë dhe nga të tjerë myslymanë.
Një batalion rezervë i Azisë së vogël i regjionit të Verisovies ka shkuar tek stacioni me armë dhe me bagazhet duke kërkuar që t’i lirojnë menjëherë dhe t’i dërgojnë në Shkup me një tren special duke kërcënuar se në rast të kundërt, do të dezertonin. Komandanti i batalionit i ka bindur ushtarët të presin deri më sot në mënyrë që kërkesat e tyre të plotësohen . Situata në ushtri është shumë kërcënuese.
Dhe së fundi mbërrin dërgesa e mëposhtëme nga Selaniku , shumë e ndryshme nga intonacioni optimist i qeverisë Turke.
Ministri i luftës ka urdhëruar përgatitjet ushtarake në fungsion të 12 brigadave në territorin e Selanikut dhe të Manastirit për të qënë të gatshëm nëse në Shqipëri do të shtoheshin ( rëndoheshin) kryengritjet.
Sipas lajmeve që kanë si burim zyrat turke të marra në Manastir, zyrtarët që i janë dërguar Tahir Beut kryetar i kryengritjes janë kthyer pa asnjë rezultat.
Tahir Beu ka refuzuar të nështrohet . Sot do t’i dërgohet një ultimatum i fundit pas kësajë do të fillojë raprezalja.
Në Durrës kanë filluar trazirat. Shumë prej bejlerëve janë strehuar në male.
Beu i Krujës Koni ka thënë që lëvizja kryengritëse nuk është kundër atdheut po kundër padrejtësive të qeverisë turke. Ai ka ftuar qyetarët o ti bashkohen lëvizjes o të rrinë neutral.
Qeveria turke ka shpallur në Krujë shtetrrethimin.
Dhimbje e madhe kur shikoj refugjatët Ukrahinas të lënë vendin e tyre, por dhimbjes i shtohet edhe dhimbja e popullit tim që e detyruan të lënë vendin nën presionin e shpatave, bajonetave, armëve , kallashnikovëve, lanë atdheun. Shoh Morean qëi drejtohet Italusë, shoh në to Kosovarët që serbët i detyruan të shkonin në Turqi, shoh Dibrën e sakatuar nga Serbi, shoh Çamët e vjetër që lanë varret e të parëve , shoh 800 mijë Kosovarët që nën dhunë lanë vatrat. Mjaft Carëve, Satrapëve e Hitlerëve….
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.