9.5 C
Tiranë
E premte, 3 Prill 2026

Mirela Sarolli Ropi

FJALË ZEMRE

[Kushtuar nënës time]Mund të jetë një imazh i trëndafil dhe teksti

Mes dhimbjesh,na dhuruat jetën

Ju të pa lodhura dhe të shtenjta nëna

Netëve pa gjume,harronit dhe veten

Pranë nesh, ishit dielli dhe hëna

Lotët e fshehur pas buzëqeshjes
Të lodhura ,pa ngrënë mbetur
Na mësuat të parat belbëzimet e jetës
Dashuri e mirënjohje, për ju pareshtur
Si te ishte dhuratë ,varëse diamanti
Lumturoheshi kur na dilte një dhëmb
Maj krahut na mbanit,pa u lodhur
Mrekullohesht kur ecnim me këmbë

Me shpirtin e brisht prej nëne

Bekuar nga zoti dhe nga ne

Krenari e jetës ,thënë me fjalë zemre

S’ka dashuri më të madhe mbi dhe!

“”””””””””””””””””””””””””””

Urime për ju mësues
Përulem me respekt, ju uroj me dashuri
Ju mësues të dashur e të nderuar
Dijet qe na i dhatë ju dje
Sot jam unë per t’ju falenderuar

Me përkushtimin plot pasion

Na trajtuat si fëmijë,prindër të dytë

Forcën që na dhatë dje,sot s’mungon

Shkronjat që na mesuat,i rruaj si sytë!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.