PA TY BOTA DO TË ISHTE E SHUAR…..ripostim

Sot ndryshe shpërtheu vargu
Shumë më lehtë se të tjera herë
Si Mimoza kur çel e të mbush në erë
Emër i vërtetë me shumë vlerë !
Sa bukur e lakon pena këtë emër
Sa i bukur e i lehtë në të shkruar
Emër që gjithmonë na ngroh zemra
Emër që Perëndia, shpirt e trup i ka bekuar !
Sa bukur në zemër tingëllon ky emër
Sa shëndritshëm nga shpirti lëshon dritë
Emër që pena nuk nguron t’ i thur vargje
Emër që pena si në vaj rrëshqitë !
Sa bukur dalin nga ndjenja këta emra
Nënë, motër, grua, sa bukur të artikuluar
Emra që kurrë nga pena s’ kanë të ndaluar
Yje pa të cilat, bota do të ishte e shuar !
Sa bukur i lakon pena këta emra
Emra të butë dhe në të shkruar
Ç’ vlerë të madhe botës njerëzore
Ç’ vlerë o Perëndi i ke dhuruar !
Sa i bukur ky emër ! – Ç’ të madhe vlerë
Emër në pak shkronja shkruar
Dhe floriri e yjet kanë dy germë
Por botë e univers, përjetësisht i mbajnë ndriçuar…!
Copyright@Asllan Miftari
Kukës – Albania
“””””””””””””””””
MISIONARËVE TË DIJES……ripostim
Në errësirë do të ishte e zhytur bota
Pa dritën e ndriçimin tuaj
Pa përçimin e rrezeve të dijes
Bota do të ishte si një planet i huaj !
Jeni ju ata, që lulëzoni pranvera e stinë
Zëri juaj dëgjohet dhe përmbi re
Misioni e dija juaj shemb një botë të vjetër
Në themel të saj ndërton një jetë të re” !
.
Suksese në misionin tuaj fisnik misionarë të nderuar !
Urime !
Me shumë respekt për Ju
Copyright@Asllan Miftari
“””””””””””””””””””””””””””
MARSI I ËNDËRRAVE
E zbriti këmbën në tokë Marsi i shumëpritur
Shpresojmë të vijë ndryshe nga Mars-ët e tjerë
Një Mars që të shpërthejë në erëra të ngrohta
Mars që sjell të vërtetën Pranverë !
Të tej-lodhur jemi nga dimëra të acartë
Dimëra që vetëm dallgë e ngrica na sollën
Dimëra që ndjellnin nga pas njëri-tjetrin
Dimëra që vetëm stuhi e rrebeshe mbollën !
Pranverat e vërteta, asgjëkundi syri nuk i pa
Tek-tuk ndonjë poet hidhte për to “vargje” në letër
Për vite e vite vetëm ëndërra na mbetën
Pranvera që asnjëherë nuk e gjetën vet-veten !
Presim që ndryshe të vijë kjo Pranverë
Të na sjellë lulet më të bukura si asnjëherë
Lule që të kundërmojnë në të bukurën erë
Lule që natyra i ka rritur, në mos them rrallë herë !