9.5 C
Tiranë
E premte, 3 Prill 2026

Sava Fezga Branko

Aroma juaj

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme

Ju ishit gjithshka për mua,

Në kohē t’vrenjtur e me shi,

Ishit mjalti brënda kosheres,

Qē ëmbëlsonit mbas çdo veprimi.

Ju më ledhatonit me shpirtin e bukur,
Por kur s’munde ta nxirrje në pa,
Jeta të vuri në prova të forta,
T’i asnjëherê su përhule prej saj.
Nënë kjo fjalē mbanë brenda,
Dashurin,përkushimin e familjes
Nënē je pika e lotit që rrjedh në krua.
Etjen ta heq e ndjehesh flutur.
Prehëri juaj ngrohtësi pērcjell,
Si hoxhaku me dru në dimrin e ftohtë.
Përkëdhelja juaj hynë mbrenda shpirtit,
Si rrezja e diellit kur depërtonë.

Nënë je mbretëresha e jetes ,

Diamant që shkëlqen në çdo kohë,

Je oazë me lule shumë ngjyrshe,

Aroma juaj në çdo venë jeton.

Sava Fezga Branko

“”””””””””””””””””””””

Ke hyrë paftuar
S’do t’ja dish nga vjen’ e nga shkon’,
Paftuar ke hyrë këmbë kryqë në poltron,
S’je ngopur akoma,ti jet dot marrësh,
I pashpirt je, por je dhe hakmarrës.
Në mushkëri ke hyrë atë po e bluan,
Përpëlitemi mes dhimbjeve për t’rezistuar,
I pabesë je s’të lë të ngresh kokë,
Sa po të sheh mirë ,godet ku je dobët,
Si një gjakpirës ke hyrë në trup,
Të shkrin si qiriri i llambës me vajgurë,
Ke zgjat tentakulat për të na përpirë,
S’Kënaqet çdo ditë me jetët kur merr.
Ke gllabëruar gjithë qënjet njerzore,
Nuk ndjen aspak mëshirë për dhimbjen që lë.
Mbi shtratin e vdekjes ti rrugen e shtronë,
Zoti i dënoftë për k’të që na bënë.

Drejt yjeve një dit’ të gjith do shkojmë,

Ska ardhë rradha jon të mbrijmë n’stacionë

Sava Fezga Branko

Të drejtat e rezervuara.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.