9.5 C
Tiranë
E premte, 3 Prill 2026

Çano Nora

Fabula

MALI DHE PELLGU

I tha mali:- O i ngratë!
Pse rri vrejtur,a s’më thua?
Unë janë ngjitur shumë lartë,
e ti s’matesh dot me mua.
Mali te vetja të meta s’gjente,
para pellgut me ujë pis.
Por ai veten s’e deshte,
tek e shih veten përmbys.
GJAHTARI DHE ZAGARI
S’ka si unë tha një gjahtar,
gjuetinë zanat e kam.
Se në shenjë gjithnjë kam marrë,
kjo më bën më shumë me nam.
Çdërdëllis!- i thotë zagari,
orë për orë e ditë për ditë.
Meritën unë e kam së pari,
që t’a nxjerr gjahun në pritë.
FERRA DHE TRËNDAFILI
Në gojë për mirë më mbajnë,
s’më përbuzin,nuk më shajnë.
Dhe në fund ferra u ngut:
– Nuk më shihni si hedh trup?

I’a ktheu trëndafili që sapo kish çelë:

– Mos dëgjo të tjerët ç’thonë,

ti ke trup,por s’ke aromë.

“”””””””””””””””””””””””””””

Epigrame:
NJË MËSUESI
Kur nxënësit nuk mësonin,o mik!
të gjithë klasën e kaloje.
Kur të kërkuan hesap një ditë,
le gjithë klasën,ti kaq doje.
NJË SHKRIMTARI
U njohe në vitet që ikën,
si njeri që shumë premtoje.
Por asnjëherë se gjete ditën,
që një libër të botoje.
NJË INDIFERENTI

Çu tha në mbledhje gjë s’dije,

s’dije ç’të thoshje,o qyqar!

Kur dole jashtë shokët me kureshtje shihje,

se brënda sallës një sy gjumë kishe marrë

“””””””””””””””””””””””””””””””””

KATËR EPIGRAME:
NJË GËNJESHTARI
Të tjerët i gënjeve një jetë,
dhe ata të shihnin në sy.
Kur u thoshje ndonjë të vërtetë,
s’të besonte më njeri.
NJË PEDAGOGU
Mbajte leksion plotë dy orë,
edhe pse në auditor ishin pak student.
Ty s’të shqetësoi prezenca mor i gjorë,
mjafton të ishe vet prezent.
KUR TË DEL NAMI
Thonë se ishte pemë e mbarë,
se e njihte e gjithë bota.
Por unë kurrë s’e kam parë,
se kam parë kurrë që të bëjë kokrra.
NJË MBURRAVECI

Gjithnjë mburreshe me punë,projekte,

doje mbi të tjerë të dalloheshe.

Po kur të dhanë një detyrë,ti gjete,

një shkak që të mos turpëroheshe.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.