9.5 C
Tiranë
E premte, 3 Prill 2026

Ramadan Kllogjri

Urdhëroni lule !

Kjo nënë nga fshati
Me lule e mbretit
Dorën ja u zgjati
Nuseve të qytetit
Moj nënë bujare
Këto lulet e njoma
I mblodhe në male
Për nuse për zonja ?
Ty ti ka ënda
Poshtë për ti zbritur
Dhe zonjat e rënda
Festave -“gostitur ‘
Këto lulet e malit
Me aromën e xhenetit
Për shijën e xhanit
Zonjave të qytetit
Dora jote e rreshkur
Me punët munduar
Po nuset duke qeshur
Ty të kanë uruar !
Nënë tu shtoftë jeta
E të mbledhish lule
Se në të vërteta
Freskia për nuse
Ato i duan gati
Dhe të mos lodhen
Se u prishet rehati
Nga gjumi kur zgjohen .

Ramadan kllogjri

/9/ 03/2020/

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.