8.5 C
Tiranë
E premte, 3 Prill 2026

Prend Buzhala

INSERTE, 2
1.
Duke lexuar poezinë “E krijuar nga balta dhe pështyma” të Abdullah Konushevcit: rrjeti simbolik-asociativ i kësaj poezie, të shtyn tek Miti biblik i krijimit të njeriut prej baltës. Sa herë në jetën e përditshme themi: e kam gjak këtë njeri; njeri me marre; po e han marren me bukë…Por Konushevci, kësaj radhe, i ritkehehet vetëdijes ironike, kësaj poetike mbretërore lirike, të lëruar me aq sukses në librat e përparshëm poetikë; i rikthehet shfrytëzimit rikrijues të forcës shprehëse-figurative të frazeologjizmave popullorë. Me anë të këtij subversioni estetik, të shpërthimit me skatologji të shprehjes, të përmbysjes së Mitit të Krijimit, poeti thur portretin e Njeriut të pamiradishëm, Njeriut me marre e mëkate jetësore, (si do të shprehej populli). Dhe të tillin, që “përpin yje”, që e mohon mirëbërësin, krijuesin e lirisë… fatkeqësisht, do ta ndeshim në të gjitha kohët. Jepet ndërthurja poetike e dy vetëdijeve, e një Vetëdije të Zgjuar (folësit lirik ne veten e parë) që mbase, dikur, ia kishte hapur sytë për të parë se ku kishte rënë “I verbëri” dhe një vetëdije të Verbër (që vepron si vegëql e verbër, qorre, shërbëtor i verbër ndaj pushtimit, sundimit…) Hyjnitë e territ biblik ndeshen edhe në terrin e kohëve të poetit. … Te Ungjilli simbas Gjonit (9, 1-41) jepet parabola e të verbërit, të cilit Jezusi ia hap sytë një të verbëri me anë të pështymës dhe baltës dhe këtë parabolë Abdullah Konushevci e rikrijon me art fin.Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona
2.
Po e veçoj një thënie të komedianit Henny Youngman (1906-1998), i cili do të thoshte: “Desha të bëhem ateist, por hoqa dorë – sepse ata nuk kanë ditë pushimi” (ditë feste). Kurse Jonathon Miller thekson: “Në mënyrë të habitshme, paradoksale, ateistët kanë tendencë që ta marrin fenë më seriozisht se praktikuesit.” Pra, të gjithë jemi njerëz! Të gjithë, të gjithë, të gjithë… Papa tha: ateistët zemërmirë Zoti nuk i dëbon…
E zemërkëqijtë keqbërësit që luten natë e ditë?!
3.
Pjetër Bogdani te ‘Çeta e profetëve” flet për serbët, të cilët “fenë katolike” të arbërve e quajnë “arbanaška vera” (Fe shqiptare):
“per te ndrittune ate te vobek dhee t’ Arbenit, e te Scerbijsse, issilli, e madhe pjesse flet Arbenisct, tue kjanune dalune dheut se Arbenit, e mbielle Scenjtene Fee ndee dheete Desposit : prasctu Schiete, per Antonomasij, Feesse Catholiche i thone Arbanascka vera”.
apo sipas grafisë bogdaniane:
“…e mbielle Scenjtene Fee nde ξeete Desposit: prasctu Schiete, per Antonomasij, Feesse Catholiche i ξξone Arbanascka vera”.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.