10.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Prill 2026

Pal Ceka

Ti je kënga ime

—————————–

Nuk zbrite nga qielli

si flokë debore në pentagram

mëngjesesh nuk linde si dielli

po diell në shpirt të kam

Driten i fale zemres se verbuar
e bukur, e ëmbël, e dlirë
me fllad pranvere bekuar
në venat e gjakut ke mbirë
Nga ritmi i thjeshtë more jetë
si bota e çilëter feminore
prushon si era e nxetë
veç rritesh çdo ditë gazmore

Çdo notë që zbret në pentagram

si flutur që ulet në lendinë

ilaq që sjell derman

melodi që rrit dashurinë

———‐Pal Ceka

“””””””””””””””””””””””

Zemra e çdo nëne njëlloji pulson!
‐———————————————–‐—–‐
Një emer i ëmbël që lulezon një botë
Një emer që fal vetem dashuri
Një emer më i bukur në dhe,… e mbi tokë
Një emer që ndriçon çdo sy.

Një emer nëne ke dhe ti Kristina

Një emer në sherbim të shumë femijve

Një emer i mbushur me kartolina

Një emer i bukur mirësije

“”””””””””””””””””””

Të vyshkurit nga puna !
‐——————————————-‐
Në ato faqe të vyshkura nga lodhja e gjatë,
e në ato duar të ashpra
të veshura me kallo,
veç sytë u shkelqejnë …….
Veshtrojnë me kureshtje fytyrat e njoma,
e duart e buta të kremosura….
flasin me ato sy,
dhe vetem heshtin…….
Më mirë se kushdo e njohin realitetin
po pas i lenë preferencat….
duke vrapuar për në punë ,
se e din hallin….

Kthehen me buzëqeshje në oret e vona,

me ëndje shijojnë darken modeste,

dhe heret zgjohen mengjesesh,

po të ngopur me gjumë të qetë.

——–‐Pal Ceka

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.